Bota

Gazetari serb Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Në një ditë të mbushur me tensione, deputetët e opozitës në Serbi lëshuan dy herë bomba tymi dhe aktivizuan mjete piroteknike në Kuvend, në kundërshtim me miratimin e rendit të ditës nga deputetët e koalicionit qeverisës.

Në mes të këtyre zhvillimeve, kryeparlamentarja Ana Brnabiq përdori fjalim për opozitën serbe, duke i akuzuar ata se janë “heronj të Albin Kurtit dhe të mediave në Kosovë”.

Gazetari serb Radomir Dimiq, në emisionin Debat Plus, komentoi mbi situatën në Serbi dhe theksoi se përplasja e fundit në Kuvend ishte vetëm një tregues i një periudhe të pasigurt në politikën serbe.

Lexo më shumë  Garancitë e sigurisë/ Zelensky: Plani për paqe i SHBA-së kërkon diskutim më të gjerë

Dimiq theksoi se presidenti Vuçiq kishte përdorur fjalë të ashpra për studentët që protestonin, duke i quajtur ata “spiunë të Albin Kurtit” dhe “tradhtarë të kombit serb”.

“Situata në Serbi që tre muaj është shumë turbulente. Sot e kemi pas në Kuvendin e Serbisë një trup të madh, një situatë shumë e papritur. Edhe opozita e ka treguar vetën që ka dal nga bodrumi i mbyllur. Dhe ka ndodh një situatë ku kemi pa një përplasje në mes opozitës dhe deputetëve të koalicionit qeverisës…

Lexo më shumë  Mbi 80.000 ushtarë izraelitë po trajtohen për çrregullime psikologjike që nga fillimi i luftës

Fundi i presidentit autokratik po vjen…

Vetëm Aleksandar Vuçiq i quajti studentët që kanë përkrahje nga Albin Kurti. Që janë spiunët e Albin Kurtit. Që janë tradhtarë të kombit serb. Studentë kur e mbajtën një protestë shumë impozante në Kragujevac, ai u tregoi që është në pyetje revolucioni i ngjyrosur. Pra ia tha unë do të bëjë çmos për të anuluar revolucion e studentëve me një lloj koftra-revolucion Pra edhe kërcënime. Popullit të vet një president nëse u thotë unë iu shkatërroj, ai është psikopat, psikopatit më i madh në të botën”, ka thënë Dimiq në një lidhje direkte në Debat Plus.

Rruga Press

YouTube player