Lajme

Kurti vizitoi punimet në stacionin e ri të autobusëve në Gjilan

Pas vendosjes së gurthemelit të çerdhes së re në rrugën Gjinolli në Gjilan, kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizituan punimet në dy projekte tjera me bashkëfinancim të qeverisë, që po zhvillohen në qytet.

Përmes një njoftimi për medie nga Kryeministria bëhet e ditur se fillimisht vizituan vendpunimet e zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi”, ku rreth 50% të punëve kanë përfunduar. Kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të këtij projekti me vlerë prej 2.4 milionë euro – prej tyre 2 milionë euro financim nga Qeveria – dhe me rëndësi të madhe për banorët e qytetit e veçanërisht të lagjeve afër.

Lexo më shumë  Bërnabiq opozitës në Serbi: Po i kënaqni terroristin Albin Kurti dhe mediat në Kosovë

“Nga aty, panë nga afër punimet që kanë nisur për ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve në Gjilan, i cili do të ketë një hapësirë të gjithëmbarshme prej 2,000 metra katror. Ky projekt është investim në vlerë prej 1 milion eurove dhe është bashkëfinancim i Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Si i përdorte Veliaj krushqit e tij për sulme politike

Rruga Press

YouTube player