Bota

Merz nis bisedimet me socialdemokratët për formimin e qeverisë në Gjermani

Konservatorët gjermanë dhe socialdemokratët (SPD) kanë zhvilluar të martën bisedime për formimin e një koalicioni, teksa shpresat për të çuar përpara ekonominë më të madhe të Evropës janë rritur në perspektivën e një huamarrjeje prej gati trilion eurosh për të financuar shpenzimet ushtarake dhe ato të infrastrukturës.

Fituesi i zgjedhjeve, Friedrich Merz, dëshiron të krijojë një koalicion me SPD-në e kancelarit të mundur, Olaf Scholz, deri në Pashkë, raporton Reuters.

Nevoja për më shumë shpenzime ushtarake për të përmirësuar aftësitë mbrojtëse të Evropës është bërë urgjente që nga kthimi në pushtet i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili së fundmi ka vendosur të ndërprejë ndihmën ushtarake për Ukrainën pas një përplasjeje me presidentin e saj, Volodymyr Zelensky javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo më shumë  Zelensky publikon video nga sulmet e fundit ruse: Ata që duan negociata paqeje nuk i godasin njerëzit me raketa

Burime me njohuri për këtë çështje i kanë thënë Reuters të dielën se palët po shqyrtojnë fonde speciale për mbrojtjen dhe infrastrukturën. Ata kanë thënë se ekonomistët u kishin propozuar atyre shuma prej 400 miliardë euro për ushtrinë gjermane të papajisur prej kohësh, dhe 500 miliardë për infrastrukturën e prishur. Këto shuma të kombinuara do të arrinin në 20% të PBB-së gjermane.

“Në përgjithësi, kjo do të thotë për Gjermaninë dhe Evropën që ne duhet të qëndrojmë më fort në anën e Ukrainës se më parë”, ka thënë Manuela Schëesig, një anëtare e lartë e SPD-së dhe kryeministre e shtetit të Mecklenburg-Vorpommern.

Përpara një samiti të posaçëm të Bashkimit Evropian për shpenzimet e mbrojtjes të enjten, Komisioni Evropian ka propozuar veçmas një huamarrje të re të përbashkët prej 150 miliardë eurosh për t’u dhënë hua qeverive të shteteve të BE-së për mbrojtje.

Rruga Press

YouTube player