Uncategorized

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Parlamenti i Serbisë, sot është kthyer në arenë boksi mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.

Përveç grushteve, në sallën ku po mbahej seanca u hodhën edhe vezë, shishe, ujë, shok-bomba dhe bombola tymi me ngjyrë.

Lidhur me situatën e krijuar, deputeti i vetëm shqiptar Shaip Kamberi ka thënë se kryeparlamentarja Ana Bërnabiq po insiston që seanca të vazhdoj në këto kushte.

Lexo më shumë  Merz: Të tregojmë se jemi në gjendje të veprojmë në mënyrë të pavarur në Evropë

“Opozita me gaz lotsjellës, vezë pengoi po tenton të pengojë mbajtjen e Seancës. Brnabiq insiston në vazhdim nën sallën e mbushur me gaz lotsjellës”, ka shkruar Kamberi.

YouTube player