Bota

Tusk: 500 mln evropianë i kërkojnë ndihmë nga 30 mln amerikanëve t’i mbrojnë nga 140 mln rusë

Deklaratë e Kryeministrit polak Donald Tusk, përpara samitit për Ukrainën në Londër, është bërë virale në rrjetet sociale.

Tusk, me një bllok shënimesh në dorë, shprehu bindjen se Evropa mund të jetë një fuqi globale dhe nuk ka pse të kërkojë mbrojtje nga SHBA.

Kryeministri polak tha me ironi se 500 milionë evropianë, kërkojnë nga 300 milionë amerikanë, që t’i mbrojnë nga 140 milionë rusë.

Lexo më shumë  Putini autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani. Përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018

Sipas Tusk, Evropa ka potencialin që me demografinë dhe ekonominë e saj, mund të jetë një fuqi globale.

Ai e përforcoi argumentin e tij me shifra ushtarake, duke vënë në dukje se Evropa dhe Ukraina kanë 2.6 milionë ushtarë së bashku – më shumë se dyfishi i 1.1 milionëve të Rusisë.

Ai krahasoi gjithashtu avionët luftarakë dhe sistemet e artilerisë. Megjithatë, argumentoi se kontinenti nuk ka vullnet dhe koordinim, duke e lënë atë tepër të varur nga mbështetja e SHBA-së.

Ai u kërkoi udhëheqësve evropianë të vendosin më shumë trupa përgjatë krahut lindor të NATO-s, duke përmendur Finlandën, shtetet baltike dhe Poloninë si pika të nxehta kritike.

Lexo më shumë  BE i jep ultimatum Serbisë: Reforma urgjente, ulje tensionesh dhe zbatim i marrëveshjeve me Kosovën

Tusk apeloi për një rizgjim të Evropës, për të marrë në dorë sigurinë e saj.

YouTube player