KryesoreLajme

Ministri Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë – kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

Përgjegjësia e sistemit të drejtësisë dhe ndërhyrja në çështjet e pronës shtetërore kanë qenë sërish cak i kritikave, kësaj here nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Kritikat e tij ndaj sistemit të drejtësisë lidhen me një vendim të Gjykatës që ka pamundësuar përkohësisht rikthimin e pronës së Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë.

Peci ka shkruar në Facebook se janë bërë një vit e gjysmë nga marrja e këtij vendimi.

“Mirëmëngjesi sistemi selektiv i drejtësisë. Janë bërë një vit e gjysmë, 18 muaj apo 550 ditë prej se Gjykata mori vendim për masë të përkohshme, rrjedhimisht pamundësimin e përkohshëm të rikthimit të pronës së Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë tek titullari. Kjo masë e përkohshme me tendencë të përhershme…”, ka shkruar Peci.

Lexo më shumë  Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpunimit për siguri

Ministri ka kërkuar nga gjykata që të tregoi se: “Si u bë e mundur që prona e shtetit të tjetërsohet tek personi fizik? Kur dihet se një gjë e tillë është e ndaluar me ligj… Kush është gjyqtari apo gjyqtarët që morën një vendim të tillë për tjetërsimin e hapësirës prej 159 metra katror? Si është e mundur që nga 159 metrat e tjetërsuara nga prona e shtetit tek personi fizik të ushtrohet veprimtari biznesore në rreth 900 metra katror që janë pronë e ministrisë së bujqësisë?”.

Peci ka pyetur tutje nëse janë intervistuar ish-ministrat e Bujqësisë.

“Duke qenë se sistemi i drejtësisë kohët e fundit ka qenë shumë azhur në ftesat ndaj niveleve të larta drejtuese për intervistim, dhe meqenëse dëmi i shkaktuar institucionit dhe interesit publik me pronat e ministrisë kapë shifra qindra milionëshe a i keni intervistuar ish ministrat e Bujqësisë?”, ka shkruar Peci.

Lexo më shumë  KQZ: Mbi 21 mijë aplikime për votim jashtë Kosovës, mijëra ende në shqyrtim

Ministri ka theksuar se do të duhej të jemi koshient të gjithë, që kodi penal e ka qartë të definuar rastet kur titullari edhe me mosveprim toleron abuzimin dhe tjetërsimin e pronave dhe dëmtimin e interesit shtetërorë dhe publik.

“Në anën tjetër, mekanizmat e drejtësisë me vesh në lesh”, ka shkruar Peci.

YouTube player