BotaKryesore

Kallasi: Ukraina është Evropë, ne qëndrojmë me Ukrainën

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Kaja Kallas, ka komentuar përplasjen në mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ajo ka shkruar se “Ukraina është Evropë, ne qëndrojmë me Ukrainën, do të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën që ata të mund të vazhdojnë të luftojnë agresorin”.

Lexo më shumë  A mund të ndërtojë Evropa një pengesë bërthamore të besueshme pa mbështetjen e SHBA-së?

“Sot u bë e qartë se ‘bota e lirë’ ka nevojë për një lider të ri, është mbi neve, evropianët, të marrim këtë sfidë”, ka shkruar Kallasi.

Rruga Press

YouTube player