KryesoreOpinion/Aktualitet

Një homeriadë politike: Tradhëtia, deshtimi dhe ringritja e një kombi

Shkruan Lirim Gashi

Kosova, shteti i dytë shqiptar në Ballkan, u lind mbi gjakun e derdhur nga nënat e dhunuara, nga fëmijët e therur në djep dhe nga shqiptarët e të gjitha moshave, gjinive dhe profesioneve – veçanërisht mbi gjakun e derdhur nga ata që në vijën e parë të frontit, mbrojtën çdo pëllëmbë të atdheut të tyre me armë të vjetra, por me zemra të pathyeshme.

Dhe pikërisht këtij shteti, të lindur nga një sakrificë kaq sublime, ia ngulën thikën pas shpine disa komandantë analfabetë dhe të leckosur të PDK-së, bashkë me disa akademikë rankoviqianë të LDK-së.

Po, po!

Thikën ia ngulën pikërisht ata që pas luftës vranë njëri-tjetrin, por që pas vdekjes së Rugovës u bashkuan për të uzurpuar organet e drejtësisë, doganat dhe procesin e privatizimit.

Pra, pse u bashkuan?

Vetëm për ta plaçkitur buxhetin e shtetit, donacionet, pasuritë publike dhe kontributet e qytetarëve, pa pasur frikë se do të zbuloheshin apo ndëshkoheshin ndonjëherë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ata manipulonin me tenderët dhe fabrikonin lista me “veteranë” të rremë, duke e shkelur dinjitetin e mbrojtësve të vërtetë të Kosovës.

Por tradhtinë më të madhe ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës e kryen kur, për t’i lumturuar eprorët e tyre në Beograd, nënshkruan në Bruksel dokumente që u hapnin rrugë serbëve për krijimin e një “Republike Srpska” brenda Kosovës, duke minuar themelet e një shteti që mezi po mbahej në këmbë.

Dhe pastaj, me paturpësinë më të madhe, këta mercenarë politikë guxojnë të thonë se gjatë qeverisjes së Kurtit nuk ka pasur njohje të reja për Kosovën!

Pse kjo hipokrizi më neverit?

Sepse të gjithë kemi parë sesi Hashim Thaçi, që dikur e përshkruante Asociacionin si kushtetues, e më vonë si “kancer për shtetin”, nisi të lajë mutin me urinën e vet, duke ia hedhur fajin bashkëfajtorit Isa Mustafës.

Dhe vetëm disa ditë më pas, si i hipnotizuar nga priftërinjtë ortodoksë serbë, ai filloi të lobonte për ndarjen e Kosovës.

Lexo më shumë  Ambasadori Zemaj takon Shefin e Misionit të SHBA-ve në NATO, diskutohet siguria në Ballkan

Pra, jo për shkëmbim territoresh, por për copëtimin e Kosovës, ashtu siç e dëshmoi politikania boshnjake Sabina Ćudić dhe më vonë edhe diplomati amerikan John Bolton.

Që turpi të jetë edhe më i madh, ai keqpërdori paratë e qytetarëve të Kosovës për të lobuar kundër interesave të tyre, duke u marrë vesh me Aleksandër Vuçiqin për dorëzimin e veriut në pronësi të shtetit serb, me ndërmjetësimin e vëllait të tij çetnik, Edi Ramës.

Pse e bëri këtë?

Vetëm për ta shpëtuar veten nga Gjykata Speciale!

A mund të ketë fyerje më të madhe për një popull se sa kjo ?

Nëse shteti nuk ka dinjitet dhe nuk respektohet nga liderët e vet, si mund të presë njohje nga të tjerët?

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Thaçi nuk u ndal vetëm tek Asociacioni, por vazhdoi ta frymëzonte Edi Ramën që të mbështeste projektin e Vuçiqit për “Ballkanin e Hapur” – një iniciativë kjo, që për Kosovën do të thoshte dorëzim vullnetar në burgun ekonomik dhe politik të Serbisë.

Ndërsa nga ana tjetër, në Mal të Zi, një tjetër kukull e Beogradit, Dritan Abazoviq, rrëzoi qeverinë pro-evropiane të Gjukanoviqit për ta dorëzuar shtetin në duart e agjentëve serbë të maskuar si priftërinj ortodoksë.

Megjithatë, Kosova ende qëndron në këmbë, falë qeverisë së Kurtit dhe qytetarëve që e mbështesin me trup e shpirt, pavarësisht gjithë këtyre tradhtive.

Dhe ti, o bir i ndershëm i Kosovës, nëse mendon se ke qenë një kryeministër i mirë, pse nuk i beson popullit tënd dhe mbështetjes së tij?

Pse, në vend të kësaj, je i detyruar të frysh listat e veteranëve të rremë për ta marrë një grusht votash në zgjedhje?

Kosova: Një Shtet i Lindur nga Gjaku dhe Sakrifica

Kosova nuk u krijua në tryezat diplomatike apo në pazarllëqet e politikanëve të korruptuar.

Ajo u ngrit mbi plagët e hapura të nënave të dhunuara, mbi gjakun e fëmijëve të therur me bajoneta dhe mbi djersën dhe sakrificën e burrave e grave që luftuan me armë të vjetra, por me shpirtin e Skënderbeut.

Lexo më shumë  Vota qesharake e Shqipërisë në OKB/ Si e turpëroi lideri global, ambasadoren Janina

Dhe prapë, pas gjithë atyre sakrificave, komandantët e leckosur të PDK-së dhe akademikët rankoviqianë të LDK-së ia ngulën thikën pas shpine këtij shteti të shenjtë.

Tradhtia nga brenda është më e rrezikshme se armiku i jashtëm.

Dhe pikërisht kjo ndodhi në Kosovën e pasluftës.

Komandantët analfabetë të PDK-së dhe akademikët rankoviqianë të LDK-së, të cilët dikur luftonin kundër njëri-tjetrit për pushtet, u bashkuan për ta privatizuar drejtësinë, për t’i kontrolluar doganat dhe për ta plaçkitur shtetin.

Ata krijuan një sistem kleptokratik, ku tenderët u bënë monedha për pazare, ndërsa listat e veteranëve –farsa të turpshme.

Dallimi mes Albin Kurtit dhe paraardhësve të tij është i madh, prandaj Kosova ende qëndron në këmbë!

“Një shtet bie kur bie drejtësia”, thoshte Aristoteli.

Për fat të mirë, Albin Kurti është sinonim dhe mishërim i ndershmërisë dhe drejtësisë, prandaj nën udhëheqjen e tij, shteti ynë nuk do të bjerë kurrë.

Edhe sot, përkundër presioneve dhe pengesave, drejtësia merr frymë nën qeverisjen e Kurtit. Për herë të parë pas luftës, Kosova nuk drejtohet nga kontrabandistët dhe marionetat e Beogradit, por nga një lider që nuk ka frikë ta sfidojë padrejtësinë, qoftë nga jashtë apo nga brenda.

Dallimi mes Kurtit dhe paraardhësve të tij është i qartë:

Ata e keqpërdorën pushtetin për ta vjedhur dhe tradhtuar shtetin, ai e përdor pushtetin për ta ndërtuar dhe mbrojtur shtetin.

Ata nënshkruan ndarjen e Kosovës, ai refuzon çdo plan për copëtimin e saj.

Ata e shitën interesin kombëtar për karriga, ai e rrezikon karrigen e tij për interesin kombëtar.

Dhe kur shoh se Kosova ende qëndron në këmbë, më kujtohen fjalët e Martin Luther Kingut:

“Harku moral i universit është i gjatë, por në fund anon drejt drejtësisë.”

Në këtë betejë për drejtësi, Albin Kurti është ai që po e drejton këtë hark moral… ndërsa ata që e tradhtuan këtë vend janë vetëm hije të errëta të një epoke që po shkon drejt fundit.

YouTube player