KryesoreLajme

Kurti takoi ambasadorin e Suedisë, flasin për hapat e formimi të institucioneve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Në fillim të takimit, ambasadori Westerlund e uroi kryeministrit Kurti për rezultatin e zgjedhjet e 9 shkurtit.

Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave dhe për hapat e formimi të institucioneve në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Republikës.

Lexo më shumë  Thirrja e Trumpit "Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri", tani i ngjan thirrjes së Putinit "Ta bëjmë Perandorinë Sovjetike përsëri, edhe më të madhe"

Gjithashtu, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Suedi, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja.

Kurti falënderoi ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme, që Suedia i ka dhënë Kosovës dhe për angazhimin e tij në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.

YouTube player