Bota

Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Pas shkarkimit të një pjese të komandës ushtarake amerikane, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, vazhdon me shkurtimet e personelit civil në Pentagon, duke larguar 5400 nëpunës.

Me këtë shkurtim, ka nisur procesi i racionalizimit, i cili parashikon shkarkimin e 5 deri në 8 për qind të personelit të përgjithshëm.

Numri i përgjithshëm i punonjësve civilë në Pentagon është rreth 950 mijë, ndërsa Hegseth ka paralajmëruar edhe largime të tjera në të ardhmen.

Lexo më shumë  Vance, Musk, Bannon: Esenca e Trefishtë e Donald Trump

Për më tepër, ministria ka bërë të ditur se do të zbatohet edhe një “ngrirje e punësimeve” deri në përfundimin e analizave për nevojat e personelit.

Hegseth ka sugjeruar se këto shkurtimet synojnë “maksimizimin e efikasitetit dhe produktivitetit”, raporton cnn.

Ai ka sqaruar se fondet e kursyera nga këto shkurtime do të ridrejtohen në sektorë të tjerë të qeverisë federale, ku konsiderohet se janë më të nevojshme.

Lexo më shumë  Trump i bashkohet Putinit në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë

“Thjesht nuk është në interesin publik të mbahen individë, kontributet e të cilëve nuk janë kritike për misionin. Është e domosdoshme të rikthejmë përgjegjshmërinë brenda fuqisë punëtore”, ka përfunduar Hegseth. 

Rruga Press

YouTube player