Bota

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës – aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca është e gatshme të përdorë parandalimin e saj bërthamor për të ndihmuar në mbrojtjen e Evropës.

Bëhet e ditur se aeroplanët luftarakë që mbajnë armë bërthamore mund të vendosen në Gjermani pasi SHBA nuk e ka mohuar që mund t’i largojë trupat nga kontinenti.

Friedrich Merz, që pritet të jetë kancelari i ardhshëm gjerman pasi fitoi zgjedhjet e vendit të tij të dielën, i ka bërë thirrje Britanisë dhe Francës që të zgjerojnë mbrojtjen e tyre bërthamore ndërsa ai kërkon “pavarësinë” e Evropës nga Amerika e Donald Trumpit.

Një zyrtar francez tha se vendosja e aeroplanëve luftarakë do t’i dërgonte një mesazh Vladimir Putinit, ndërsa diplomatët në Berlin sugjeruan se do të bënte presion ndaj Keir Starmer për të bërë të njëjtën gjë.

Emmanuel Macron, presidenti francez, foli me Merz të dielën mbrëma përpara se të udhëtonte në Shtëpinë e Bardhë për t’i paraqitur Trumpit planin e tij për sigurinë evropiane dhe mbrojtjen e Ukrainës, shkruan the Telegraph.

Lexo më shumë  Parlamenti i Ukrainës miraton rezolutën që rikonfirmon legjitimitetin e Zelenskyt

Në samitin e Shtëpisë së Bardhë, të mbajtur në përvjetorin e tretë të luftës, presidenti amerikan sugjeroi se vendi i tij nuk do të jepte garanci sigurie për Ukrainën pas nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje.

Duke folur së bashku me Trumpin, Macron tha se paqja “nuk duhet të jetë një dorëzim i Ukrainës”, pasi ai u bëri thirrje evropianëve të bëjnë më shumë për të mbrojtur kontinentin.

Ndërkohë, SHBA u përplas me aleatët e saj për një rezolutë të OKB-së për luftën në Ukrainë.

SHBA dhe Rusia votuan kundër një mocioni që dënonte luftën e Putinit dhe bëri thirrje që forcat e tij të tërhiqen.

Raportohet se Shtetet e Bashkuara kanë garantuar prej kohësh sigurinë e Evropës me një arsenal prej rreth 100 raketash bërthamore, shumë prej tyre të stacionuara në një bazë ushtarake amerikane në Gjermani.

Lexo më shumë  NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Parandalimi bërthamor i Francës është aktualisht i pavarur nga NATO, ndërsa Britania përbën një pjesë kyçe të strategjisë së mbrojtjes të aleancës.

Merz tha se Parisi dhe Londra duhet të diskutojnë “nëse mbrojtja e tyre bërthamore mund të shtrihet edhe tek ata” përpara se të paralajmëronte se SHBA nën Trumpin tani ishte indiferente ndaj fatit të Evropës”.

Ndryshe, arsenali i Francës besohet se përmban rreth 300 armë bërthamore, nën programin e saj “force de dissuasion”, me aftësi lëshimi me bazë detare dhe ajrore.

Parandalimi bërthamor Trident i Britanisë përbëhet nga katër nëndetëse të klasit Vanguard të cilat mund të mbajnë deri në 16 koka luftarake secila.

YouTube player