Bota

Ursula von der Leyen: Ukraina mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen është shprehur se procesi i pranimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian bazohet në merita dhe duhet të jetë i dobishëm si për vendin kandidat ashtu edhe për BE. Von der Leyen gjatë konferencës për shtyp u shpreh se Ukraina mund t’i bashkohet bllokut para vitit 2030 nëse vazhdon reformat e saj me ritmin aktual.

Lexo më shumë  Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe

“Ukraina po ecën mirë dhe mund të pranohet më herët se 2030 nëse vendi vazhdon me këtë shpejtësi dhe këtë cilësi“, tha ajo. 

Ursula von der Leyen, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me heqjen e sanksioneve kundër Rusisë nëse arrihet një marrëveshje paqeje, tha se ato (sanksionet) nuk do të përfundojnë nëse Moska nuk demonstron gatishmëri për të krijuar një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë
YouTube player