Lajme

Rreziku nga rrjetet sociale, psikologia jep shifrat e frikshme: 200 denoncime vetëm në dy muajt e parë të vitit

Përndjekjet dhe kërcënimet online në rrjetet sociale duket se janë kthyer në një gangrenë për shoqërinë shqiptare, e veçanërisht tek adoleshentët.

Psikologia Boriana Dine në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” dha disa shifra të frikshme sa i përket rritjes së këtij fenomeni.

Pasiguria dhe gjuha e urrejtjes kërcënojnë fëmijët por edhe të rriturit, ku kemi 407 raste të raportuara.

Lexo më shumë  Rruga Maliq–Lozhan–Strelcë shfaq dëmtime serioze vetëm pak javë pas inaugurimit

“Sigurisht që kjo shifër duhet të na shqetësojë. Tendenca është që çdo vit të kemi shufra në rritje, por duke e marrë nga viti i kaluar ku kemi pasur 300 e pak raste, tani kemi 407, dhe po ju jap edhe një shifër tjetër, ku nga janari deri në shkurt kemi një “boom” raportimesh, ku le të themi se janë bërë mbi 200 raportime vetëm për këto dy muaj e parë të këtij viti, dhe mendoni se si do të jenë shifrat për 2025-ën.

Së pari, gjatë 2024-ës pati një trend ku hapej një profil i rremë për shkolla, ku përmes një pyetësori krijohej ajo formë bullizimi dhe shantazhi nëpërmjet këtyre shifrave kryesisht në instagram.

Kemi ndërmarrë nisma për ndërgjegjësimin e prindërve dhe gjyshërve që ata të ndërmarrin iniciativa për denoncimin e parandalimin e këtij fenomeni në rrjetet sociale”, u shpreh ndër të tjera, psikologia Boriana Dine

Rruga Press

YouTube player