Bota

Gazetarja ukrainase, Malevich: Gjuha e Trumpit ndaj Zelenskyt, përtej çdo lloj gjuhe diplomatike

Kryeredaktorja e Televizionit Publik të Ukrainës, Oleksandra Malevich, gjatë një interviste për RTK-në ka folur për bombardimet e fundit, duke theksuar se situata është shumë e lodhshme, pasi njerëzit nuk mund të flenë dhe janë shumë të shqetësuar. Ajo ka folur edhe për raportet e Yellenskz-it me Trump-in.

Kryeredaktorja e Televizionit Publik të Ukrainës, Oleksandra Malevich, ka komentuar hendekun e krijuar ndërmjet presidentittë Ukraniës Volodimir Zelensky dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Lexo më shumë  Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani, Merz zotohet për 'pavarësi' nga Amerika e Trump, duke paralajmëruar se NATO së shpejti mund të vdesë

Malevich ka thënë se ukrainasit nuk e kishin pritur një qëndrim të tillë nga administrata amerikane, pasi Ukraina e konsideron SHBA-në aleatin kryesor. Megjithatë, ajo shpreson se do të arrihet një lloj pajtimi.

“Sa i përket negociatave dhe mënyra se si presidenti Tump flet për popullin ukrainas dhe presidentin Zelensky është përtej të kuptuarit, përtej logjikës së shëndoshë, përtej çdo lloj gjuhe diplomatike, por shpresoj që të gjendet një lloj pajtimi me administratën e presidentit Trump”, tha Malevich.

Lidhur me këtë Malevich ka thënë se ndonëse situate në Ukrainë është goxha e tmerrshme, Zelensky ka pasur një angazhim të theksuar në ruajtjen e aleancës me SHBA-në, teksa shfaqi shpresën që ajo aleancë të ruhet. Malevich ka thënë se shpreson se Ukraina do të ketë mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe se do të ndihmohet që të mbijetojë dhe të ecë përpara drejt një marrëveshjeje paqeje më bindëse, përtej asaj që ishte propozuar nga Trump.

Lexo më shumë  Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Rruga Press

YouTube player