KryesoreLajme

Misioni i SHBA-së në NATO: Përpjekja e ushtarëve tanë për një mjedis të sigurt në Kosovë vazhdon

Misioni i SHBA-së në NATO i ka kushtuar një shkrim përvjetorit të pavarësisë së Kosovës në faqen e tyre zytare në platformën “X”.

Në këtë postim misioni amerikan në Aleancën Veri-Atlantike shkruar se kjo javë shënon 17 vjetorin e deklarimit të pavarësisë së Kosovës, një testament për qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e popullit të Kosovës.

Lexo më shumë   Mjeku Ermal Pashaj: PS është kthyer në parti totalitare, përplasjet në kampin socialist tregojnë krizën brenda saj

Në shkrim thuhet se puna e forcave amerikane dhe ushtrive tjera aleate për një Kosovë të sigurt vazhdon.

“ Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për ushtarët e SHBA dhe forcat aleate për punën e tyre të paçmuar përmes misionit të KFOR-it, një operacion për mbështetjen e paqes i nisur në vitin 1999. Përpjekjet e tyre vazhdojnë për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në postim.

Lexo më shumë  GJKKO njofton 11 dhjetorin si datën kur do të shqyrtojë për herë të parë dosjen ‘Balluku’

Rruga Press

YouTube player