Bota

Evropa paralajmëron paketën 700 miliardë euroshe që synon të rrisë sigurinë kolektive

Zyrtarët evropianë po punojnë për të krijuar një paketë shumë miliardë dollarëshe që synon të rrisë sigurinë kolektive në rajon, në atë që do të jetë më e madhja e këtij lloji deri më tani, njftoi Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë fundjavës.

Duke folur për Bloomberg në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut në Gjermani, e cila u zhvillua nga 14 deri më 16 shkurt, Baerbock tha se paketa e madhe e mbrojtjes “nuk është parë kurrë më parë në këtë dimension”.

Lexo më shumë  Ekonomia amerikane ngec në tremujorin e parë shkaku i politikave të Trumpit

Lajmi për paketën vjen pasi presidenti Donald Trump fillon negociatat me homologun e tij rus Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës gati trevjeçare në Ukrainë.

Gazeta gjermane Berliner Zeitung raportoi se Baerbock tha se paketa mund të kishte vlerë rreth 700 miliardë euro (732 miliardë dollarë), megjithatë, kjo shifër nuk ishte në artikullin e Bloomberg.

“Ngjashëm me euron ose krizën e koronës, tani ekziston një paketë financiare për sigurinë në Evropë. Kjo do të vijë në të ardhmen e afërt”, tha Baerbock.

Lexo më shumë  Tri ditë për të zgjedhur papën/ 133 kardinalët do të kyçen për të votuar kreun e Vatikanit

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit