KryesoreLajme

Festa e pavarësisë së Kosovës në konsullatën në New York, Konsulli i Kosovës Reka publikon fotografi nga eveneti

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka ka publikuar fotografi nga pritja në Nju Jork me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Reka në një postim në Facebook shkruan se në eventin festiv kanë marr pjesë rreth 200 mysafirë, nga të cilët 50 ambasadorë dhe diplomatë të shteteve anëtare të OKB-së, (përfshirë edhe shtete jo-njohëse), zyrtarë amerikanë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

I pranishëm në event ishte edhe John Kelly, nga Misioni i Përhershëm i SHBA-ve në OKB, i cili në fjalën e tij, tha se është nder të festohet bashkërisht dita e pavarësisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Pence i reagon ashpër Trumpit për komentet e luftës në Ukrainë – thotë se Kievi nuk e filloi luftën

Lexoni të plotë postimin e Rekës:

Nga pritja për korin diplomatik dhe bashkatdhetarë tanë, mbrëmë në Nju Jork, për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në eventin festiv të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, morën pjesë rreth 200 mysafirë; nga të cilët 50 ambasador dhe diplomatë të shteteve anëtare të OKB-së, (përfshirë edhe shtete jo-njohëse), zyrtarë amerikanë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Në fjalën time, fola për rrëfimin e suksesshëm të shtet-ndërtimit demokratik të Kosovës, pas luftës çlirimtare kundër kolonializmit, aparteidit dhe gjenocidit të Serbisë kundër shqiptarëve. Lavdi UÇK-së dhe Kryekomandantit Adem Jasharit, falënderim i përjetshëm SHBA-ve dhe NATO-s.

Në emër të SHBA-ve uroi John Kelly, nga Misioni i Përhershëm i SHBA-ve në OKB, i cili ne fjalën e tij, tha se është nder të festojmë bashkë ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Në emër të popullit të SHBA-ve ju lutem pranoni urimet më të ngrohta për ditën e Pavarësisë. Lidhjet midis popujve tanë janë të forta. Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, është momenti për të nderuar të arriturat e kaluara dhe për të shikuar drejt të ardhmes së ndritshme dhe lidhjet më të ngushta midis shteteve tona”.

Urime Kosovë nga Nju Jorku!.

Rruga Press

Lexo më shumë  Deputetja serbe i dërgon letër përfaqësuesve të OSBE/ODIHR-it: Mirë se vini në Serbi, një vend i errësirës mediatike, zgjedhjeve të vjedhura dhe institucioneve të kapur
YouTube player