KryesoreLajme

Kurti: Sot Republika është më e fortë se asnjëherë më parë

Kryeministri Albin Kurti ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke thënë se Republika sot është më e fortë se asnjëherë më parë. 

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur e rastin e pavarësisë, Kurti ka thënë se sot janë forcuar institucionet demokratike dhe është normalizuar funksionimi i tyre. 

Kurti tutje ka nderuar të gjithë ata që kanë sakrifikuar dhe janë flijuar për lirinë. 

Lexo më shumë  Si po zëvendësohet qumështi vendas i Shqipërisë me importe

“Nga heronjtë, dëshmorët e martirët që e dhanë jetën e tyre, te invalidët dhe veteranët e UÇK-së, te veprimtarët dhe mbarë qytetarët që qëndruan pa lëkundur përball sfidave që të gjithëve u jemi mirënjohës për përkushtimin dhe kontributin e tyre. Liria për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë kërkon demokraci, që mundëson të dëgjohet zëri i popullit dhe të mbrohen të drejtat e qytetarëve. E demokracia nga ana tjetër kërkon institucione të forta. Institucione që mbrojnë sundimin e ligjit, garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe sigurojnë që pushteti iu shërben qytetarëve”, ka thënë ai. 

Lexo më shumë  Çeku: Po vazhdojnë restaurimet e trashëgimisë kulturore në Mitrovicë
YouTube player