Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë: Mbështetja e tyre ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po vazhdon të qëndrojë në Gjermani, ku edhe ka zhvilluar disa takime të rëndësishme në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në qytetin Mynih.
Osmani ka shpërndarë disa fotografi në Facebook, ku ka njoftuar për takimet që ka pasur me delegacionin e kongresistëve amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Një takim jashtëzakonisht i përzemërt dhe i rëndësishëm me delegacionin e kongresistëve amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike”, ka shkruar presidentja.

Osmani është marrë pjesë në Konferencën vjetore të Sigurisë që mbahet në Munih prej 14 deri më 16 shkurt.
Rruga Press