KryesoreLajme

Bekim Jashari godet  OVL-në Kemi mijëra arsye për të festuar lirinë, bojkoti s’ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari djali i Heroit Hamëz Jashari, ka reaguar pas vendimit të OVL së UÇK-së për të bojkotuar organizmimet  e  institucioneve të  Kosovës për kremtimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së të familjes Jashari më 5, 6 dhe 7 mars.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Jashari tha se vendi ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, të fituara me gjak dhe sakrificë, teksa bojkoti i këtyre momenteve, sipas tij nuk ndryshon rrjedhën e historisë, por flet shumë për ata që zgjedhin ta bëjnë.

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

Postimi:

Kur erdhi dita për t’i dalë zot atdheut, bijtë dhe bijat e Kosovës iu përgjigjën kushtrimit pa hezitim, duke lënë mënjanë çdo dallim.

Vetëm pak ishin ata që bojkotuan dhe nuk u bënë pjesë e “dasmës së lirisë”.

Sot kemi mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, të fituara me gjak dhe sakrificë.

Bojkoti i këtyre momenteve nuk ndryshon rrjedhën e historisë, por flet shumë për ata që zgjedhin ta bëjnë.

Lexo më shumë  Kurti takohet me ambasadorin turk, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Kosova është meritë e të gjithëve, dhe në vend të bojkotit, mirënjohja dhe nderimi për ata që na sollën lirinë duhet të na bashkojnë.

Siç thoshte mixha Rifat: “Humba 56 anëtarë të familjes, por fitova zemrat e miliona shqiptarëve.”

Asgjë nuk mund ta zbehë madhështinë e kësaj feste! Lavdi dëshmorëve!

Rruga Press

YouTube player