Bota

Shefi i NATO-s: Evropa duhet të shpenzojë më shumë në ushtri ose nuk do të kemi siguri më

Kohët e fundit është bërë shumë për kontributin e anëtarëve të NATO-s për mbrojtjen.

Bëhet e ditur se objektivi aktual është që çdo komb të dedikojë 2% të GDP-së së tij për mbrojtjen, të cilën një e treta e anëtarëve të aleancës nuk po e përmbushin.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar që Evropa të paguajë më shumë – një mesazh i përsëritur nga Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shkruan skynews.

Lexo më shumë  Deklarohen Costa dhe Von der Leyen: Pamjet nga funerali i Mlladiqit ishin shokuese

Hegseth tha se “2% është një fillim, por nuk mjafton, nuk mjaftojnë as 3%, as 4%, e as 5%, urgjenca është reale”.

Së fundmi, është deklaruar edhe vetë shefi i NATO-s, Mark Rutte.

“Ne duhet të shpenzojmë më shumë. Pjesa evropiane e NATO-s duhet të shpenzojë më shumë”, tha Rutte.

“Duhet ta çojmë ndoshta në 3%. Tani nuk mund të them një numër të saktë, por do ta bëjmë atë bazuar në fakte dhe shifra”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë

“Por është absolutisht e qartë nëse qëndrojmë me shifrat aktuale, nuk do të jemi të sigurt për katër ose pesë vjet”, përfundoi deklaratën me paralajmërim shefi i NATO-s.

Rruga Press

YouTube player