BotaKryesore

Zelensky: Rusia mund ta sulmojë NATO-n vitin e ardhshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenky, gjatë intervistës për media në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, ka theksuar se duhet të ketë garancione të forta të sigurisë për Ukrainën gjatë bisedimeve me Rusinë, raporton “The Guardian”.

Në një pikë ai sugjeroi se Rusia e Putinit mundë të sulmojë NATO-n vitin e ardhshëm nëse nuk parandalohet me garancione të sigurisë. 

“Ata mund të avancojnë në Ukrainë, ose do të shkojnë në Poloni ose vendet Baltike, dhe mendoj se kjo është ideja. Dhe mendoj se e gjithë ajo që kam nga inteligjenca… është se ai po përgatitet për luftë kundër vendeve të NATO-s gjatë vitit të ardhshëm. Kjo është ajo që mendoj, nuk e di, nuk kam 100%… por me bekimin e zotit, ne do të ndalojmë këtë djalë të çmendur”.

Lexo më shumë  Filipinet zhvillojnë stërvitje të mëdha ushtarake ndërsa tensionet me Kinën rriten

Putini nuk do paqe sipas Zelenskyt

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përsëritur qëndrimin e tij se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk dëshiron paqe duke iu referuar sulmit të mbrëmshëm rus në centralin bërthamor në Çernobil, raporton “BBC”

Një dron që fluturoi shumë poshtë sulmoi centralin bërthamor të Çernobilit, që Zelensky thotë se ishte i qëllimshëm për të përkuar me Konferencën e Munihut. “Putini definitivsht nuk dëshiron paqe”, ka shtuar ai në një deklarim për gazetarë.

Lexo më shumë  Kosova dhe Maqedonia e Veriut me vendkalim të përbashkët kufitar

Po ashtu Zelenski ka deklaruar se inteligjenca e vendit të tij tregon se Rusia po përgatitet për luftë me NATO-n vitin e ardhshëm.

Për takimin e ardhshëm me zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance, Zelensky ka thënë se “janë disa vendime që merren vetëm në nivelin e presidentëve”.

Rruga Press

YouTube player