BotaKryesore

Trumpi dhe Putini: Politikanët gjermanë tërhiqen, flasin për “tradhti” dhe diktaturë

[Presidenti rus Vladimir Putin dëgjon kryeministrin rus Mishustin gjatë takimit të tyre në Kremlin. Amerikanët po flasin përsëri me Putinin – çfarë duhet të bëjnë evropianët?]

Lëvizja e Trump drejt Ukrainës ka shkaktuar tmerr në Gjermani. Marie-Agnes Strack-Zimmermann flet për tradhti dhe poshtërim, Olaf Scholz është i shtangur.

Nga Michael Maier [Berliner Zeitung]

Tronditje, moskuptim, pafuqi e plotë: Qeveria gjermane ka reaguar me pasiguri ndaj lëvizjes së presidentit amerikan Donald Trump rreth konfliktit në Ukrainë. Trump-i foli me presidentin rus Vladimir Putin në telefon të mërkurën dhe ra dakord me të që të kërkonte një zgjidhje diplomatike për luftën “menjëherë”. Të dy krerët e shteteve ranë dakord gjithashtu të mbajnë kontakte të rregullta dhe të parashikojnë normalizimin e marrëdhënieve të cilat janë ndërprerë rëndë për më shumë se tre vjet. Në të njëjtën kohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e bëri të qartë në Bruksel se pranimi i Ukrainës në NATO ishte jashtë diskutimit, se një kthim në kufijtë e para 2014 ishte iluzion dhe se tani e tutje shtetet e BE-së do të jenë përgjegjëse për mbështetjen e mëtejshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.

Zyrtarët e BE-së i thanë Financial Times (FT) se ata presin që masa e ardhshme e Trump-it do të jetë t’i kërkojë BE-së të financojë rindërtimin e Ukrainës. Ajo që duket se kontribuon në mungesën e përgjithshme të udhëheqjes është se Trump-i dhe komisioneri i tij për masat shtrënguese, Elon Musk, kanë filluar të mbyllin agjencinë e politikës së jashtme USAID. Të gjitha fondet, përveç nëse lidhen drejtpërdrejt me ndihmën humanitare, janë ngrirë. Për shkak të ngrirjes së fondeve, OJQ-ve të shumta, grupeve të mendimit dhe grupeve të tjera aktualisht ju duhet të ripozicionohen. Prandaj, atyre u mungojnë burimet dhe koha e lirë për të këshilluar politikanët gjermanë dhe evropianë për çështje gjeopolitike.
Qeveria federale duket të jetë veçanërisht e çorientuar, siç ka vërejtur edhe FT. Në veçanti, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u dallua me kritikat e tij të hapura ndaj qeverisë amerikane – një lëvizje e jashtëzakonshme në funksion të solidaritetit transatlantik të theksuar në mënyrë të përsëritur. Pistorius tha në margjinat e takimit ministror të NATO-s në Bruksel: “Për mendimin tim, do të kishte qenë më mirë të diskutohej vetëm në tryezën e bisedimeve për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO ose humbjet e mundshme territoriale”. Ai e përshkroi si “më vjen keq” që administrata e Trump-it kishte “bërë lëshime publike ndaj shefit të Kremlinit, Vladimir Putin-it, përpara se të fillonin negociatat”.

Lexo më shumë  Udhëheqësit e vendeve arabe njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Kancelari Olaf Sholc [Olaf Scholz] tha të enjten se duhet të sigurohet “që nuk ka paqe të diktuar këtu”. Sholc-i i tha revistës amerikane Politico se Ukraina duhet të ketë një mundësi për t’u zhvilluar “edhe pas marrëveshjes së paqes”. Dhe duhet të ketë “një ushtri të fortë” që do të jetë më e madhe se para luftës, e pajisur me armë perëndimore. Sholc-i nuk e komentoi faktin se, sipas ideve të SHBA-së, Gjermania dhe BE-ja do të duhet të paguajnë për këto armë. Megjithatë, Sholc-i pranoi gjithashtu të pashmangshmen dhe tha: “Për mua është mjaft e qartë se nuk mund të ketë zgjidhje që nuk është gjithashtu një zgjidhje në të cilën janë përfshirë SHBA-të, “uniteti transatlantik duhet të jetë gjithmonë i garantuar”. Sholc-i u përpoq të shmangte diskutimet rreth përfshirjes së Bundeswehr-it: “Të gjithë e dinë se kjo nuk është një çështje tani,” tha Sholc-i. Ngurrimi është i kuptueshëm sepse debati për një dislokim të drejtpërdrejtë të ushtarëve gjermanë në Ukrainë mund të ketë efekt të dëmshëm për SPD-në në fushatën zgjedhore federale.

Ministrja e Jashtme Federale, Annalena Baerbock, gjithashtu shmangu angazhimet për çështjen e dërgimit të ushtarëve gjermanë. Ka pasur zëra që kanë sugjeruar një mision paqeruajtës të OKB-së, por ajo që nevojitet para së gjithash janë “garancat e sigurisë që funksionojnë”, tha ministria e Gjelbër për Deutschlandfunk. “Është absolutisht e qartë se nuk mund të dërgoni ushtarë atje vetëm nëse nuk ka fare siguri. Është gjithashtu e qartë për të Gjelbrit: është ndryshe të angazhohesh për dërgimin e armëve sesa të dërgosh bashkatdhetarët e tu në një zonë luftimi për të mbrojtur lirinë.”

Lexo më shumë  Shkodër, 220 biznese falimentuan në 2024, Kreu i BSPSH, Tuka: shpopullimi faktor

Kryetari i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Christoph Heusgen, shprehu habinë që Trump-i i kishte bërë lëshime Putinit përpara bisedimeve me Rusinë. “Është e habitshme që një negocios për marrëveshje të heqë dorë nga pozicionet para se të fillojnë negociatat,” tha Heusgen, një ish-i besuar i ngushtë i Merkelit, për Der Spiegel.

Marie-Agnes Strack-Zimmermann dhe Michael Roth, të cilët më parë kanë mbrojtur tezën për një luftë derisa Ukraina të fitojë, ishin veçanërisht të acaruar: Strack-Zimmermann (FDP) foli në Rheinische Post për një “poshtërim të qëllimshëm të Evropës”. Për më tepër, Trump-i “duket se tashmë po i shpall territoret si të humbura pa adresuar aneksimin e paligjshëm të Krimesë ose sulmin në Donbas. Kjo do të ishte një tradhti ndaj Ukrainës.” Evropa po rrëshqet në këtë situatë “plotësisht e papërgatitur”, tha Roth për Rheinische Post. Trump-i tani po bën, siç ishte paralajmëruar, “ajo që Putini gjithmonë donte: Dy ‘superfuqitë’ po negociojnë të vetme për fatin tonë, si në kohët e botës bipolare. Evropa dhe Ukraina janë në rastin më të mirë të ulur në tryezën e fëmijëve.”
Eksperti i Bundeswehr-it, Carlo Masala, u ankua në gazetën Bild për mungesën e një “strategjie” evropiane. Megjithatë, Roth dhe Masala – si shumë avokatë të opsionit të qëndrueshëm ushtarak – nuk kishin bërë kurrë ndonjë sugjerim tjetër për zgjidhjen e konfliktit. Deri më tani, ata kishin mbajtur qëndrimin se nuk kishte alternativë: se Perëndimi nuk duhet t’i shmangej një konfrontimi të drejtpërdrejtë me Rusinë për të mbrojtur lirinë e Evropës në Ukrainë.

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Polonisë, Britanisë së Madhe, Spanjës dhe Italisë kërkuan në një deklaratë të përbashkët që Ukraina dhe Evropa duhet “të jenë pjesë e çdo negociate”. [Përktheu: ISHGJ]

YouTube player