KryesoreLajme

Skandal tjetër në Shqipëri, AKSHI paracaktoi tenderin e kamerave të doganave për kompaninë kineze të sanksionuar nga SHBA-ja

Një kompani shqiptare ka akuzuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për paracaktimin e fituesit të tenderit 730 mijë euro për sistemin e monitorimit me kamera të degëve doganore. Përmes një ankese të dërguar në Komisionin e Prokurimeve Publike, kompania CSP me pronar Klevis Xhagolli, liston në mënyrë të detajuar të gjitha kriteret teknike të vendosura nga AKSHI, që sipas saj, parcaktojnë fitues produktet e kompanisë kineze Uniview.

Ne ankesen e tij, operatori ekonomik “CSP” ngren pretendimin se specifikimet teknike jane te shkruajtura ne ate menyre qe paracakton dhe kameren ekzakte qe eshte e kompanise UNIVIEë dhe modeli IPC6858ER-X40-VF.

“Nga analiza e krahasimit te produkteve, me keqardhje konstatojme se Grupi i Punës qëllimisht është i fokusuar vetëm tek nje Prodhues, Behet fjalë për UNIVIEW. Dhe jo vetëm kaq por edhe te Uniview gjejmë vetëm një produkt i cili plotëson të gjitha specifikimet, i cili është kamera PTZ UNV IPC6858ER-X40-VF. Nuk ekziston asnjë produkt tjetër që të plotesojë në masën 100% të gjitha specifikimet teknike të vendosura,” thuhet në ankesë.

Lexo më shumë  Konferenca e Sigurisë në Mynih, Osmani do të takohet me liderë botëror dhe do të jetë pjesë e paneleve të diskutimit

Sipas ankesës, të gjitha kriteret teknike janë qepur si kostum për t’u përmbushur vetëm nga kamerat e prodhuar nga kompania kineze Univieë. Por Univieë nuk do të vijë direkt në Shqipëri. Ajo është thjesht prodhuesi i kamerave. Kompania që do të fitojë tenderin e AKSHI-t është ajo që ka përfaqesinë e Uniview në Shqipëri. Dhe emri i saj nuk është i fshehtë. Në faqen e kompanise UNIVIEë, https://www.uniview.com/Partner/Find_our_partners/Partners/Europe/, rezulton qe kompania e saj partnere në Shqipëri është e famshmja AlbaScan.

“Grupi i Punës përmbush në masën 0%, parashikimet ligjore në lidhje me argumentimin e specifikimeve teknike për produktet që janë pjesë e këtij Projekti. Grupi i Punës, përmbush në masën 100%, vullnetin e tij për përzgjedhjen vetëm të produktit UNIVIEW, duke shkelur cdo parim të procedurave të prokurimit publik,” thuhet në ankesën e CSP.

Univieë është një kompani e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një motivacion shumë serioz.

Lexo më shumë  Kurti uron Trepçën: Një ndeshje fantastike

“Zhejiang Uniview Technologies Co., Ltd. shtohet në listën e sanksioneve sepse mundëson shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë mbikëqyrjen e teknologjisë së lartë për popullsinë e përgjithshme, ujgurët dhe anëtarët e grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare. Këto aktivitete janë në kundërshtim me interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara,” thuhet në vendimin e sanksionimit.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, tenderi ka dhe ironi brenda. Në dokumentat e tenderit AKSHI kërkon me detryim që të gjithë punonjësit e kompanisë fituese, të cilët do të realizojnë instalimin e kamerave duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie (CSP) të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

Kjo është një shaka e bukur. Nga njëra anë paracaktohet modeli i kameras fituese në tender duke përzgjedhur një kompani kineze të sanksionuar nga SHBA dhe nga ana tjetër kërkohen certifikata sigurie për kompaninë shqiptare fituese. /Marrë nga “Kapitali.al”

YouTube player