KryesoreLajme

Kallas thotë se me Sorensenin do të kërkojnë ta bëjnë dialogun Kosovë-Serbi funksional

Duke iu referuar kritikave që janë dëgjuar për formatin e deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili në Bruksel për 14 vjet po zhvillohet me lehtësimin e BE-së, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të jashtme e siguri, Kaja Kallas, ka thënë se ajo do të shikojë së bashku me të dërguarin e ri të posaçëm, Peter Sorensen, se si ta bëjnë këtë dialog funksional. 

Kallas ka thënë se për të ardhmen e dialogut duhet parë edhe se si do të formohet qeveria e re në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit.

Lexo më shumë  Bashkia e Tiranës ‘në këmbë’ për kryetarin hajdut, punonjësit braktisin zyrat në të gjitha njësitë administrative

“Sapo kemi emëruar përfaqësuesin e posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen. Unë do të shoh me të në muajin mars për atë se si do të vazhdojmë me këtë. Është e qartë se normalizimi i raporteve është i nevojshëm për dyja vendet. Dhe nëse ato mendojnë se mund të lëvizin përpara në rrugëtimin evropian, atëherë unë mendoj se një gjë e tillë nuk është e mundur”, ka thënë Kaja Kallas në bisedë me gazetarët nga 20 agjenci evropiane të lajmeve.

“Ndërkohë dëgjojmë kritika rreth këtij formati. Prandaj unë vërtetë dua të shikoj se si mund ta bëjmë këtë funksional. E kam adresuar këtë edhe me ministrin e jashtëm të Serbisë. Dhe ai më ka thënë se është i gatshëm vërtetë të investojnë kohë në normalizimin. Dhe po ashtu natyrisht sapo kemi pasur zgjedhjet në Kosovë. Të shohim se si do të formohet qeveria e re dhe në cilën mënyrë do të ecim tutje”, ka thënë Kallas.

YouTube player