KryesoreLajme

Rama “merr në dorë” Bashkinë e Tiranës, çdo mëngjes mbledhje me stafin

Kryeministri Edi Rama ka shkuar mëngjesin e sotëm në ambientet e Bashkisë së Tiranës. Kjo është hera e tretë që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj që Rama viziton institucionin më të fuqishëm të qeverisjes vendore në Shqipëri.

Dy ditë më parë, kryeministri shkoi dy herë në bashki dhe u shoqërua nga nënkryetarja Anisa Ruseti, e cila është edhe e deleguara që do të drejtojë Tiranën përkohësisht.

Lexo më shumë  Pesë gjeneralë serbë u dënuan veç 89 vjet për krimet në Kosovë, për 4 komandantë të UÇK-së kërkohen 180

Vizita të tilla pritet që të jenë të shpeshta nga shefi i qeverisë, pasi siç ai vetë ka deklaruar bashkia e kryeqytetit do të jetë në patronazhin e tij pas burgosjes së Veliajt.

Burime bëjnë me dije për A2 CNN se Rama do të shkojë çdo mëngjes dhe do të zhvillojë mbledhje me stafin e bashkisë dhe me drejtorët e institucioneve në varësi të saj. 

Lexo më shumë  Monumenti i Adem Jasharit në Horën e Arbëreshëve - Kryetari Rosario Petta pret komisionin qeveritar të Kosovës dhe diskutojnë projektin

Rruga Press

YouTube player