KryesoreLajme

Ambasadori gjerman largohet nga “X” platforma e Musk dhe i bashkohet “Bluesky”, shkak përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave

Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka njoftuar se do të mbyll llogarinë e tij në “X”.

Rohde përmes një video ka treguar arsyet se përse ka marrë këtë vendim.

“Kam vendosur të shkëputem nga X apo Twitter, siç ishte dikur i njohur për të mirë. Për mua X është degjeneruar në atë shkallë saqë është përmbytur në gjuhë të urrejtjes, dezinformatave dhe teorive konspirative”, ka thënë Rohde në adresimin e tij.

Lexo më shumë  Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK-ut

Ambasadori gjerman ka shtuar tutje se shumë postime synojnë të minojnë institucionet demokratike dhe shtyhen nga algoritme ku shkëmbimi apo debati i duhur nuk është më i mundur.

“E shoh këtë çdo ditë në profilin tim dhe kam mbaruar me këtë mbingarkesë. Dhe e gjithë kjo po ndodh nën flamurin e rremë të fjalës së lirë. Vazhdoni të bashkoheni me mua dhe qëndroni të lidhur në Bluesky”, ka deklaruar Rohde. 

Lexo më shumë  SHBA dhe Japonia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore pas patrullave Kinë-Rusi

Watch my video and learn why I have decided to leave X!

Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) 2025-02-13T07:53:02.608Z

Rruga Press

YouTube player