KryesoreLajme

Rashiq: Lista Serbe po ofron shuma marramendëse parash për t’i anuluar votat e partisë time

Kryetari i partisë serbe “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Nenad Rashiq, thotë se Lista Serbe se po tenton të manipulojë procesin zgjedhor të 9 shkurtit duke tentuar të anulojë votat e partisë së tij.

Ai thotë se kjo parti iu ka ofruar shuma marramendëse komisionarëve për të ulur numrin e votave dhe kësisoj të humb mandatin e një deputeti që ka fituar në zgjedhje.

Lidhur me ketë, Rashiq deklaron se ka njoftuar të mërkurën edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë që, siç thotë ai, të rritet vigjilenca në Qendrat Komunale të Numërimit të votave.

Rashiq, i cili aktualisht është ministër për Komunitete dhe Kthim, në një intervistë për KosovaPress thotë se Lista Serbe me çdo kusht po dëshiron t’i marrë dhjetë ulëset e rezervuara në Kuvend për serbët e Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare nga KQZ-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit, partia e Nenad Rashiq ka fituar 3913 vota, ndërkaq Lista Serbe 37 mijë e 529 vota.

“Çdo njeri që di të llogarisë dhe shihet se sa vota shtesë mund të ketë Lista Serbe prapë nuk mund të mbërrijnë të ma marrin mandatin që kemi fituar apo jemi shumë afër fitimit. Në këtë rast pasi nuk mund t’i ketë votat e mjaftueshme atëherë hajde t’i zvogëlojmë votat e tyre në mënyrë që të tejkalojmë. Një koncept real është se ato me çdo kusht dëshirojnë t’i marrin dhjetë ulëset, dhe vjen në konkludim se e vetmja mënyrë është t’i anulojmë votat e Rashiq. Tani ata kanë përpjekje të vazhdueshme që të bëjnë një gjë të tillë”, thekson Rashiq.

Lexo më shumë  KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Sipas tij, Lista Serbe ka ofruar shuma marramendëse ndaj komisionarëve të partisë së tij për t’i manipuluar votat e partisë së tij, në mënyrë që të sigurojë pushtet absolut.

“Janë shuma marramendëse pasi në këto rrethana kur ajo strukturë, sikurse e dimë që Lista Serbe është një strukturë radikale politike dhe elemente të tjera. Me siguri paratë si për çdo njeri normal s’kanë vlerën e njëjtë pasi kanë tepër shumë, mund t’i japin sado që dëshironi ju. Kur e pash që është një aksion dhe nuk është ndonjë rast individual vendosa që ta paraqes këtë rast në KQZ. Lus KQZ-në dhe zyrtarët e tyre që të jenë më të kujdesshëm dhe vigjilent dhe të përcjellin më afër numërimin e votave në çdo qendër të numërimit. Një koncept që më ka frikësuar është se këtë vit nuk është një qendër e numërimit të votave por janë 38 qendra në çdo komunë”, thotë ai.

Ai deklaron se nga 35 mijë vota që ka marrë Lista Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit, gjysma e tyre janë serbë të Kosovës të cilët kanë ardhur nga Serbia për të votuar në mënyrë të organizuar.

“Befasia më e madhe fatkeqësisht po ndodh nga ana e institucioneve të Kosovës. Një ditë para zgjedhjeve marrim informatën se lejohet që të gjithë ata që kanë letërnjoftime e skaduara të kenë mundësi votimi. Aty është hapur një rrugë e gjerë që njerëzit që i kanë pasur letërnjoftimet e skanuara dhe që s’kanë qenë në Kosovë se 20 vjet. Kësisoj iu mundësua Listës Serbe dhe regjimit në Beograd që të organizojnë një numër të madh të votuesve që me autobusë dhe vetura të votojnë në Kosovë. Unë ju garantoj se prej 35 mijë vota që i ka Lista Serbe, gjysma e tyre janë të importuara”, thekson Rashiq.

Lexo më shumë  Bashkia e Tiranës ‘në këmbë’ për kryetarin hajdut, punonjësit braktisin zyrat në të gjitha njësitë administrative

Megjithatë, Rashiq thotë se në zgjedhjet e 9 shkurtit kanë marrë rreth katër mijë vota dhe, sipas tij, bazuar në rrethanat në teren ky është një sukses për ata.

“Nuk mund të them që jam i kënaqur por as nuk mund të them se jam totalisht i zhgënjyer. Unë kam eksperiencë se tash e 20 vjet po merrem me politikë. Në momentin kur ka ardhur në skenë politike Lista Serbe, ata kanë qenë brutalë dhe kanë përdorur çdo mekanizëm që kanë, qoftë në sistemin e Serbisë dhe atij të Kosovës, me kërcënime, shantazhe, përjashtime nga puna dhe të tjera. Ne do t’i kemi më shumë sesa katër mijë vota dhe bazuar në rrethanat që i kemi pasur në teren është një sukses”, përfundon Rashiq.

YouTube player