KryesoreLajme

Nënshkruhet udhëzimi administrativ – Krijohet Fondi emergjent për nevojat e viktimave, gjatë qëndrimit në polici

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar nënshkrimin Udhëzimit administrativ për krijimin e fondit emergjent për nevojat e viktimave, gjatë qëndrimit në polici.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se fondi ka për qëllim të sigurojë që viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, gjatë qëndrimit të tyre në polici, të kenë qasje në shërbimet e nevojshme.

Lexo më shumë  Shqipëria ndërton më shumë se Europa, por 1 në 8 banorë jeton në kushte të rënda strehimi

“Po ashtu, ky mekanizëm garanton që ndihma për viktimat e dhunës të ofrohet në mënyrë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë”, shkroi Haxhiu.

Ky është postimi i plotë i saj:

Fondi emergjent për nevojat e viktimave gjatë qëndrimit në polici.

Sot kam nënshkruar Udhëzimin administrativ, me anë të së cilit krijohet Fondi emergjent për nevojat e viktimave.

Ky fond ka për qëllim të sigurojë që viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, gjatë qëndrimit të tyre në polici, të kenë qasje në shërbimet e nevojshme. Po ashtu, ky mekanizëm garanton që ndihma për viktimat e dhunës të ofrohet në mënyrë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë.

Lexo më shumë  BILD publikon fotot pikante nga protesta e djeshme: Shqiptarët kërkojnë prangosjen e Ramës

Rruga Press

YouTube player