KryesoreLajme

Veliaj niset drejt GJKKO për masën e sigurisë, paraqiten edhe Xoxa e 6 biznesmenët

Erion Veliaj është nisur drejt GJKKO, ku do të zhvillohet gjyqi ndaj tij për verifikim të masës së sigurisë. Bashkë me Veliajn, para Gjykatës së Posaçme do paraqitet edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa për të cilën është caktuar masa arrest shtëpie dhe biznesmeni i arrestuar Elman Abule.

Për verifikim mase do paraqiten edhe 5 biznesmenët: Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët është caktuar masa detyrim paraqitjeje.

Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv.

Lexo më shumë  Bashkimi Europian përshëndet zgjedhjet në Kosovë: Procesi, i qetë dhe i rregullt

Sipas SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij.

SPAK thotë se Veliaj ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek 5 biznesmenët ndaj të cilëve është caktuar masa arrest me burg. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar te disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetasja Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të transaksionesh. SPAK thotë se përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro.

Lexo më shumë  Të gjitha detajet mbi arrestimin e Veliajt

Prokuroria e Posaçme thotë se Ajola Xoxa në 6 vite ka blerë online mbi 860 mijë euro veshje dhe bizhuteri, shpenzime të cilat nuk i ka deklaruar. SPAK sekuestroi vilën 494 m2 në Qerret, 2 llogari bankare të Ajola Xoxës me vlerë 869,149 euro dhe para të valutave të ndryshme me vlerë 115 mijë euro, të gjetura në një kasafortë, gjatë kontrolleve në një prej bizneseve të Xoxës.

Rruga Press

YouTube player