Lajme

Veliaj në qeli/ Alimehmeti: Është izoluar situata, ka çështje më të mëdha si inceneratori dhe ”5D” që rëndojnë më shumë

Anëtari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti në një intervistë në Ora News u shpreh se arrrestimi i Erion Veliajt pritej shumë më përpara.

Alimehmeti: Pritej shumë më përpara. Dje ishte një ditë e mirë por jo perfekte.

Pse nuk ishte perfekte?

Një sepse ishte e vonuar dhe e dyta sepse është izoluar situata, pra është kapur një dosje që izolohet vetëm personi Veliaj dhe familja e tij dhe asnjë nga çështjet e mëdha që ne e dimë që involvojnë shumë më tepër dhe rëndojnë shumë më tepër xhepat tonë, incneratori, 5D, teatri.

Lexo më shumë  Pas arrestimit të Erion Veliaj, SPAK vendos arrest shtëpie për gruan e tij Ajola Xoxën

Dhe është izoluar një çështje ku duket sikur është vetëm ai dhe gruaja e tij.

Po shihet shumë qartë që të gjitha çështjet që e çojnë topin për lart drejt Veliajt, këto prehen dhe kalojnë tek këto që çojnë topin për poshtë.

E vonuar sepse ne e dimë prej vitesh këtë gjë.

E dimë prej vitesh që inceneratori nuk ekziston.

Lexo më shumë  Osmani udhëton për në Francë, merr pjesë në Samitin për AI

E denim prej vitesh që Veliaj filloi të hapte këto kompanitë përmes drejtorëve të vet.

E dimë që inceneratori nuk ekziston por ama këshilli bashkiak që menaxhohet nga Veliaj I dha edhe 12 milionë euro të tjera për 2025.

Rruga Press

YouTube player