Aktivizohen sekserët e LDK-PDK, Buzhalës padashje i shfaqet biseda me Petrit Selimin në WhatsUP, flasin për qeverinë LDK-PDK – këta janë emrat e lakuar të kryeministrave
Tashmë kur zgjedhjet kanë përfunduar dhe Lëvizja Vetëvendosje ka dalë qartë fituese e këtyre zgjedhjeve me 41 % të votave, pa diasporën, partitë opozitare tashmë kanë filluar tentativat për kontrabandimin e vullnetit të popullit përmes manovrimeve të ndryshme.
E për këtë janë angazhuar sekserët e tyre, siç janë Berat Buzhala dhe Petrit Selimi, të dy këta dikur ish-deputetë të PDK-së, përderisa Berat Buzhala gjatë kësaj fushate zgjedhore momentalisht është angazhuar në përkrahje të LDK-së.
Në një paraqitje publike live të “gazetarit” Berat Buzhala, i cili doli me një video-paraqitje kundër kryeministrit Kurti, duke treguar diçka në laptopin e tij personal, në të cilin e ka të instaluar WhatsApp padashje i shfaqet një bisedë private me Petrit Selimin.
KosovaNews e ka transkriptuar këtë bisedë ndërmjet Selimit dhe Buzhalës, në të cilën flitet për formimin e qeverisë së re LDK-PDK dhe kombinacioneve për emrin e kryeministrave e zëvendëskryeministrave.
Në fillim Petrit Selimi i shkruan se Blerim Shala (ish-këshilltar i Hashim Thacçt) dhe Gresa Caka (ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese), por edhe Bedri Hamza është në kombinim për t’u bërë kryeministër.
Më tutje Selimi thotë se mundet edhe Vlora (Çitaku) kryeministre, ndërsa Berat Rukiqi zëvendëskryeministër.
E për të folur për këtë çështje Selimi e fton Buzhalën që të pijë kafe me dyshin…?? Ndërkohë Buzhala i thotë se e ka lënë në orën 13:00 me njërin prej tyre.
Selimi pasi Ia transmeton deklaratën e sotme të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në të cilën thuhet se LDK-ja pasi të numrohen votat do të dalë me qëndrime, e porosit Buzhalën që t’i thotë Lumirit të mos merret nja dy-tre ditë me qëndrime.
“Mirë është me i thanë (Lumirit) mos u merr shumë nja dy-tri ditë me qëndrime”, shkruan në porosinë e tij Selimi.
Më poshtë e keni tekstin e plotë transkriptuar nga WhatsUpp i Berat Buzhalës:
Petriti: Blerim Shala ose Gresa Caka, po edhe Bedria është në kombinim,
Berati: Hamza
Petrit Selimi: mundet edhe Vlora KM (kryeministre) Berat Rukiqi zëvendëskryeministër.
Petrit Selimi: A po vjen me pi kafe me dyshin?…
Berati: e lash në ora 13 me njo prej tyne.
Petriti Selimi ja lexon deklaratën e Lumirit…
Petrit Selimi: Mirë është me i thanë (Lumirit) mos u merr shumë nja dy tri ditë me qëndrime./Kosovanews
![](https://rrugapress.al/wp-content/uploads/2025/02/hibridii-1-505x1024-1.webp)
Rruga Press