Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV prin me 46.91%
Ka përfunduar numërimi i votave të rregullta në Prishtinë.
Sipas rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Prishtinë parti e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 54.696 vota apo 46.91 për qind.
Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 29.889 vota apo 25.63 për qind, ndërsa e treta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.326 vota apo 18.29 për qind.
Rruga Press