Tuchel: Lukaku është një nga katër sulmuesit më të mirë në botë, Abraham nuk është i lumtur
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, e konsideron Romelu Lukakun si një prej katër qendërmbrojtësve më të mirë në botë, ndërsa ka pranuar se Tammy Abraham mund t’i bashkohet Romës.
Sulmuesi belg tashmë e ka kryer pjesën e parë të ekzaminimeve mjekësore dhe pritet t’i bashkohet klubit anglez nga Interi për 115 milionë euro.
“Romelu është një nga ata – sikur Haalandi te Dortmundi, sikur Lewandowski te Bayerni, sikur Harry Kane te Tottenhami – të cilët kanë dominim rreth zonës së rrezikut”.
“Kjo nuk është një fshehtësi dhe kjo fjali është e lehtë që të përsëritet nga secili trajner në botë. A do të thotë se do t’i transferojmë të katër këta lojtarë? Nuk do të thotë. Është një lloj profili që e kërkojmë dhe nëse arrijmë ta bindim agjentin e një lojtari dhe klubi, do të bëjmë më të mirën”, ka deklaruar Tuchel në një konferencë për shtyp.
Në ndërkohë, është raportuar se Chelsea planifikon ta dërgojë Abrahamin në huazim te Roma me obligim blerjeje për një shumë totale prej 40 milionë eurosh, megjithëse Arsenali është destinacioni i preferuar i sulmuesit anglez.
“Ai nuk ka qenë i lumtur me pjesën e dytë të sezonit dhe ndoshta ka arsye për të mos qenë i lumtur dhe ndoshta ka qenë faji im se nuk i kam bërë presion, nuk i kam besuar në të njëjtin nivel si u kam besuar lojtarëve tjerë. Mund ta kuptoj plotësisht se dëshiron më shumë minutazh”, ka thënë trajneri.
Rruga Press