Prestigjiozja franceze “Liberation”: Kosova, “shteti më demokratik në Ballkan” përgatitet për zgjedhje legjislative
Shkruan Louis Seiller, korrespondent në Prishtinë i Liberation.fr, përkthyer në shqip nga Rruga Press
Vendi më i ri i Evropës është një nga të paktët në rajon që po bën përparim në rrugën demokratike. Ndërsa Parlamenti do të rinovohet të dielën më 9 shkurt, qytetarët e tij janë krenarë për sistemin e tyre zgjedhor të lirë dhe transparent.
Kjo gjë vjen në shprehje vazhdimisht në kafenetë e Prishtinës, si dhe në tregjet provinciale, në mes të tubimeve elektorale apo nëpër televizione. Të rinj apo jo, të gjithë përsërisin pa hezituar, si në jehonë kolektive garancinë e vetafirmimit. “Kosova është shteti më demokratik në Ballkan”, mburret Ali Muçaj, 27 vjeç, një riparues smartfonë nga Deçani, në perëndim të vendit. Mediat janë më të lira: këtu kritikohen të gjithë politikanët në televizion, edhe kryeministri apo qeveria, dhe gazetarët nuk dënohen. Demokracia funksionon.”
Kosovarët më në fund mund të udhëtojnë pa vizë Shengen
Liria e shprehjes, sundimi i ligjit, zgjedhjet pluraliste dhe transparente… Liderët politikë dhe qytetarët nënvizojnë rregullisht progresin e bërë nga vendi i tyre. Këto përparime, sado të vogla, janë të mirëpritura gjerësisht nga popullsia më e re e Evropës – mosha mesatare është mezi 35 vjeç. Përballë Serbisë e cila, shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, ende konteston pavarësinë e Prishtinës, 1.6 milionë kosovarë po kundërshtojnë demokracinë e tyre të re. “Me librat e saj, filmat e saj, mediat e saj, Serbia ende po bën shumë propagandë kundër nesh,” ankohet Lyra, 21 vjeçe, një aktiviste e partisë së majtë Lëvizja Vetëvendosje. Ju jashtë, besoni dhe mendoni se ne nuk jemi shtet demokratik, kur është absolutisht e kundërta!”.
Prania e bashkësisë ndërkombëtare
Në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, klasa politike përjetoi një përmbysje me triumfin e programit antikorrupsion të Vetëvendosjes, i cili fitoi 50.2% të votave. Votimi dhe ndryshimi u zhvillua pa ndonjë tension apo vështirësi të veçantë. Një shembull se sa mirë funksionon demokracia kosovare, sipas Nahim Lohës, një përfaqësues i zgjedhur i Partisë Demokratike në Gjakovë, një qytet në perëndim të vendit. Sipas tij, ndryshe nga ajo që po ndodh në Shqipërinë fqinje, Bosnje apo Serbi, mashtrimet zgjedhore dhe blerja e votave janë histori e lashtë në Kosovë: “Kam qenë tre herë anëtar i komisionit zgjedhor dhe nuk ka pasur asnjëherë problem me asnjë parti politike. Asnjë incident, asnjë dhunë… Shtetet perëndimore na ndihmuan sepse po dilnim nga komunizmi dhe lufta, por ia dolëm të zhvillonim me sukses zgjedhjet tona të njëpasnjëshme”.
Në të vërtetë, që nga përfundimi i konfliktit vdekjeprurës me Serbinë në vitin 1999, organizata të shumta ndërkombëtare kanë mbikëqyrur dhe mbështetur zhvillimin e institucioneve të Kosovës. Edhe sot, roli i tyre është thelbësor për demokracinë zgjedhore. “Prania e bashkësisë ndërkombëtare, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara i mundëson vendit të ketë një demokraci funksionale”, shpjegon Mark Baskin, profesor në Universitetin Amerikan të Prishtinës dhe specialist në vendet e ish-Jugosllavisë. Kjo prani i ofron asaj një mbrojtje të caktuar, por edhe kufizon pushtetin e liderëve të saj politikë. Sundimi i ligjit respektohet mjaft mirë dhe media është e lirë dhe mjaft e larmishme.”
Mundësia e humbur për Bashkimin Evropian
Organizata ndërqeveritare IDEA konfirmon këto përparime demokratike: kosovarët priren të vuajnë më pak nga korrupsioni dhe të kenë më shumë besim në institucionet e tyre sesa fqinjët e tyre ballkanikë. Pavarësisht konservatorizmit patriarkal, parlamenti është 34% gra dhe vajza dhe vendi tashmë ka presidenten e dytë grua. Në nivel ndërkombëtar, Kosova pohon rregullisht pozicionin e saj properëndimor dhe mbështetjen e saj për Ukrainën. Përderisa, duke ndjekur trendin global, vlerat demokratike janë në rënie në Evropën Juglindore dhe autoritarizmi po fiton terren, BE-ja ka heshtur ndaj progresit të bërë nga Kosova, i vetmi shtet në rajon që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit. Duhet thënë se pesë vende anëtare, përfshirë Spanjën dhe Rumaninë, ende nuk e njohin pavarësinë e saj.
Rruga Press