KryesoreLajme

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Ajeti: Ditë historike, votimi për herë të parë në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Gjermani dhe Danimarkë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është shprehur se sot është ditë historike pasi sot është hera e parë që misionet tona diplomatikë dhe konsullore në Gjermani dhe Danimarkë.

Ajeti, përmes një postimi në facebook tha se qytetarët e Republikës së Kosovës po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart.

Lexo më shumë  Vetëvendosje kërkon hetime për legalizimet në Prishtinë

Ndërsa ka inkurajuar të gjithë qytetarët e regjistruar të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi historik.

“Ditë historike – Votimi për herë të parë në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Gjermani dhe Danimarkë!

Sot, për herë të parë në historinë e shtetit tonë, qytetarët e Republikës së Kosovës po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart.

Lexo më shumë  Maqedoni: Kosova ofron mbështetje për Shqipërinë dhe Malin e Zi në përballjen me zjarret

Inkurajojmë të gjithë qytetarët e regjistruar të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi historik për fuqizimin e demokracisë dhe përfaqësimin e Republikës sonë!”, ka shkruar Ajeti.

Rruga Press

YouTube player