KryesoreLajme

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe shefin e policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, kanë përuruar sot objektin e nënstacionit policorë në Leshak të Leposaviqit.

Njoftimin e ka bërë publik Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Njoftimi i plotë:

“Me 10 shtator 2024, para më pak se 5 muajsh, kemi vendosur gurthemelin e këtij nënstacioni policor këtu në Leshak të Leposaviqit. Sot ai është i gatshëm, dhe prej tash do të jetë burim i sigurisë dhe adresë e raportimit për çdo qytetar pa dallim që jeton në këtë zonë. Pjesë e ndërtesës është edhe Agjencia për Regjistrim Civil, nga ku mund të marrin shërbimet qytetarët e komunës së Leposaviqit por edhe komunat e fshatrat përreth.ritet për gjatë viteve”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Ushtarët e Kosovës shfaqin profesionalizmin në “Winter EX 2025” në Turqi
YouTube player