KryesoreOpinion/Aktualitet

Mjeku: Devollët janë oligarkë, oligarku nuk don shtet demokratik, sepse nuk e duron konkurrencën e lirë

Devollët janë oligarkë. Oligarku nuk don shtet demokratik, sepse nuk e duron konkurrencën e lirë.

Oligarku lyp privilegje nga shteti. Me ato privilegje fiton. Me atë fitim ndërton kompani, me letra të Serbisë. Ndër to, Art Motion!

Me fitimin e matejmë, i neutralizon konkurrentat ose i blen me kah krejt. Ndër ta, kompaninë Kujtesa! Dhe nuk e njofton fare shtetin për blemjen, siç kërkon ligji evropian e kosovar i konkurrencës.

E hyp çmimin e produkteve. Ndër to, pakoja e kabllorit që ka fillu me 6 euro e sot shitet për 33.

Kur shteti ia heq përfitimet e padrejta dhe e heton për shkelje, oligarku e sulmon shtetin. Dhe kërkon nji qeveri që ia rikthen e ia run privilegjet.

Lexo më shumë  1 miliard euro për ndërmarrjet prodhuese me qeverinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Sulmet i nis nga studio televizive. Ndër to, studioja e Klan Kosovës, që dikur ka qenë fabrikë. Që ka prodhu armë e amortizatorë të rangut botnor. Që e kanë privatizu për 2 për qind të vlerës që sot ka vetëm toka aty, me kushtin se ka me vazhdu me prodhu dhe me i punësu njerëzit në prodhim. Që mbas privatizimit ka prodhu veç tre amortizatorë. E që me aq prodhim e kanë liru prej kushtit.

E kanë qujtë rast të mbyllun. Si shumçka tjetër ku oligarku ka fitu privilegje të padrejta a pozitë mbizotnimi. Në terminale doganore. Në holomogim kerresh. Në telefoninë mobile. Në prodhim pijesh e ushqimi. N’energjetikë. Në biznes. Në përditshmëni.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës pjesë e forumit në Organizatës Botërore të Doganave

9 shkurti asht referendum pro ose kundër oligarkisë, që tjetërson pasuninë e popullit dhe shtyp lirinë. Dhe referendum pro ose kundër demokracisë, ndërmarrësisë së vyeshme dhe konkurrencës së lirë, që sigurojnë rritjen ekonomike dhe mirëqenien e secilit pa dallim.

Unë jam për demokracinë. Kësaj që për 4 vjet solli qeverisjen e mirë. Që Valës së Kosovës, ish-pengut të oligarkut, ia pruni rrjetin 5G — për brezin e ri e për Republikën! Dhe që sipërmarrësve të ndershëm, bujqve punëtorë e qytetarëve tanë u doli krah i fortë e mburojë përnjimend!

Oligarku asht kundër demokracisë.

YouTube player