KryesoreLajme

Përurohet rruga Bare-Selac, ministri Aliu: Një projekt me rëndësi strategjike për veriun e vendit

Ministri i Infrasktrukturës, Liburn Aliu së bashku me ministrin zëvendësministrin Hysen Durmishi kanë përuruar rrugën rrugën Bare-Selac, me gjatësi 8.4 km.

Ministri Aliu tha se kjo rrugë është me rëndësi strategjike për veriun e vendit dhe se jo vetëm që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, por do të ndikojë dukshëm edhe në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në këto fshatra.

Lexo më shumë  Raporti më i fundit i Agjencisë Evropiane të Mjedisit nxjerr në pah një nga dështimet më serioze të qeverisjes mjedisore në Shqipëri: degradimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujërave larës

“Bashkë me ministrin Xhelal Sveçla dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi, përuruam sot rrugën Bare-Selac, një projekt me rëndësi strategjike për veriun e vendit. Kjo rrugë, me gjatësi 8.4 km, jo vetëm që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, por do të ndikojë dukshëm edhe në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në këto fshatra.

Ndërtimi i rrugës i jep fund vështirësive të mëparshme të banorëve të kësaj zone, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe të sigurt me Mitrovicën. Për më tepër, duke qenë një zonë kufitare, rruga do të lehtësojë edhe punën e organeve të rendit.

Lexo më shumë  The Telegraph: Shqiptarët drejtojnë nga burgu bandat kriminale, arrijnë numrin më të lartë të telefonatave ndërkombëtare

Urime të gjithë banorëve!”, ka shkruar ministri Aliu në një postim në facebook.

Rruga Press

YouTube player