KryesoreLajme

Ministria e Punëve të Brendshme mbajti punëtorinë për fuqizimin e rolit të gruas në sistem ministror

Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar një punëtori për fuqizimin e gruas në sistemin e saj ministror, me theks në Sektorin e Sigurisë dhe atë të Administratës Publike.

Sikundër bëhet e ditur nga kjo ministri, punëtorinë e hapi ministri Xhelal Sveçla, i cili theksoi se Qeveria e Kosovës e ka shpallur vitin 2025 si vitin e grave dhe me këtë qëllim, Ministria  e Punëve Brendshme, në bashkëpunim me të gjitha Agjencitë Ekzekutive, departamentet dhe sektorët përkatës, do të punojnë me vizion të qartë për të garantuar barazinë dhe avancimin e grave në pozita brenda institucioneve të sigurisë.

Lexo më shumë  Shtyhet për të hënën seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë për ta lexuar projektbuxhetin

Ministri Sveçla  vuri në dukje se kjo është punëtoria e parë për hartimin e planeve dhe hapave konkret që do të sigurojnë fuqizimin e grave në institucionet e sigurisë.

“Këto plane synojnë krijimin e mundësive të reja dhe të shumta për vajzat dhe gratë e vendit tonë, duke promovuar një angazhim aktiv dhe të barabartë, pa diskriminim apo paragjykime”, theksoi ministri Sveçla.

Ai theksoi se sektori i sigurisë dhe sektoret tjera që mbulon nga ministria janë jetike për Republikën e Kosovës, prandaj përmes mbështetjes të pakushtëzuar, do të sigurohet që gratë dhe vajzat të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe garanci për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e vendit,rtk. Tutje në njoftim thuhet se zyrtarë të Ministrisë dhe agjencive të ndarë sipas grupeve tematike, diskutuan dhe identifikuan hapat konkret për hartimin e planit që adreson përfshirjen e grave në sistemin ministror, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, krijimin e mjedisit të favorshëm të punës, zhvillimin profesional, promovimin dhe vetëdijesimin, si mekanizmat për monitorimin e këtij plani.

Lexo më shumë  Simbol i përkushtimit, fitoi zemrat e mijëra pacientëve/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

Rruga Press

YouTube player