KryesoreLajme

Analisti: Vuçiqi do përfundojë si Gruevski

I ftuar në Euronews Albania, analisti nga Kosova, Arbnor Sadiku, diskutoi për zhvillimet ndërkombëtare dhe ndikimin e SHBA-ve dhe Rusisë në situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi se liderët aktualë të Kosovës dhe Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti, po përballen me një moment kyç, ku ndikimi i tyre në skenën politike do të bëhet gjithnjë e më i vogël.

Sadiku vuri në dukje se Vuçiqi është në “frymën e fundit” të mbajtjes së pushtetit dhe se besimi i tij është duke u shuar çdo ditë. Ai theksoi se ndërsa marrëdhëniet SHBA-Rusi duket se po riparohen, roli i liderëve të rajonit si Vuçiq dhe Kurti mund të bëhet gjithnjë më i vogël, duke hapur mundësinë për largimin e shpejtë të Vuçiqit nga pushteti.

Lexo më shumë  Matjaž Nemec - Deputet në Parlamentin Evropian dhe Nënkryetar i Partisë Social Demokrate të Sllovenisë, mbështetë VETËVENDOSJE!-n dhe Albin Kurtin si Kryeministër të Republikës së Kosovës

“Vuçiq është në frymën e fundit të mbajtjes së pushtetit. Besimi i tij po humbet çdo ditë që ai qëndron në atë karrige,” tha Sadiku, duke shtuar se në këtë kontekst, roli i Vuçiqit dhe Kurtit do të bëhet gjithnjë më i vogël.

Ai gjithashtu nënvizoi se bashkësia ndërkombëtare dhe shtetet evropiane janë mbështetës të opozitës serbe, duke i ofruar mundësi për të përgatitur vendin për zgjedhje të reja. “Bashkësia ndërkombëtare dhe shtetet evropiane janë pro opozitës serbe, duke i ofruar mundësi shtesë për të përgatitur vendin për zgjedhjet e reja,” tha ai.

Në lidhje me situatën politike në Serbi, Sadiku paralajmëroi se Vuçiq mund të përballet me një fat të ngjashëm me atë të Nikola Gruevskit, ish-kryeministrit të Maqedonisë, dhe mund të largohet nga vendi, duke e çuar partinë e tij në opozitë.

Lexo më shumë  Përurohet rruga Bare-Selac, ministri Aliu: Një projekt me rëndësi strategjike për veriun e vendit

Lidhur me zhvillimet ndërkombëtare, Sadiku tha se dialogu ndërmjet presidentëve Putin dhe Trump është me rëndësi të madhe. Ai theksoi se, në momentin që SHBA dhe Rusia arrijnë marrëveshje për Ukrainën, figura të tilla si Vulin dhe Vuçiq do të humbasin rëndësinë, ndërsa opozita dhe kampi opozitar do të marrin më shumë ndikim.

“Problemet që po zgjidhen ndërmjet presidentëve Putin dhe Trump janë të rëndësishme, dhe për këtë arsye, Vulin nuk ka shumë rëndësi në momentin që SHBA dhe Rusia do të arrijnë marrëveshje për Ukrainën,” përfundoi Sadiku.

YouTube player