Kurti takon mbështetësit e tij në Prishtinë, zotohet se do të bëjë dyfishimin e kapacitetit të mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore në kryeqytet
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vazhduar takimet me qytetarë në disa lagje në Prishtinë.
Kurti para qytetarëve ka bërë disa premtime.
“Nga Kodra e Trimave e Bregu i Diellit, lagje më lagje të Prishtinës sonë, zotohemi për: Dyfishimin e kapacitetit të mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore në kryeqytet dhe 150 milionë euro për efiçiencë të energjisë për familjet gjithandej Kosovës që kanë nevojë për mbështetje për izolimin e shtëpive; Krijimin e valutës digjitale, të bazuar në blockchain, që do të përdoret për pagesa”.
Po ashtu, Kurti ka premtuar ” Bono për prindërit që i dërgojnë fëmijët në çerdhe jopublike dhe pajisjen e klasave me tabela digjitale të mençura; Ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit, me sallë koncertale mbi 1200 ulëse, sallë teatrale me 1000 ulëse, dhe me dhomë koncertale dhe teatrale, të dyja me nga 300 ulëse”.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.
Rruga Press