KryesoreLajme

Edhe njëherë për “pro familjen” dhe pse rruga e LVV-së është rruga e duhur

Shkruan Enis Sulstarova, studiues i sociologjisë dhe shkencave politike

Kush ka lexuar pak sociologji e di se shndërrimi rrënjësor që ka pësuar familja në modernitet i detyrohet efektit gërryes që kapitalizmi ka pasur në marrëdhëniet shoqërore tradicionale. Me fjalë të tjera, mënyra kapitalisto-industriale e prodhimit çoi në urbanizimin e pandalshëm dhe migrimin fshat-qytet. Nga familja e zgjeruar si njësi prodhimi u kalua te familja bërthame, e cila idealisht është njësi konsumi.

Tani është familja berthamë që po ndodhet perballë trysnisë së ekonomisë kapitaliste dhe individualizimit që e shoqëron. Prindërit kalojnë më shumë kohë në punë ose emigrojnë, të rinjtë e papunë ose ata me paga të ulëta u duhet te kalojnë më shumë kohë për studime dhe kualifikime që të jenë konkurrues në tregun e punës dhe për pasojë vonojnë krijimin e familjeve etj. Varfëria është shkaku kryesor për dhunën në familje dhe ndarjet. Shoqërizimi i fëmijëve që dikur bëhej kryesisht në familje tani i besohet institucioneve arsimore. Degradimi i ketyre të fundit, për shkak të mosfinancimit, do të thotë edhe degradim moral dhe psikologjik i brezit të ri. Gjithashtu, masmediat e kanë humbur prej kohësh funksionin edukues, tani po humbin edhe funksionin informues, duke u kthyer në mjete argëtimi, shpeshherë duke mos marrë parasysh efektin e dëmshëm te femijët.

Lexo më shumë  Niset uragani “Diaspora”, qindra mërgimtarë “fluturojnë” nga cepat  e Zvicrës për t’i dhënë krah Kryeministrit Kurti

Në këto kushte, shteti social merr përsipër të zbusë efektet gërryese të kapitalizmit neoliberal, me anë të mbeshtetjes së familjeve, nënave lehone, grave që punojnë, sistemit arsimor, punësimit të të rinjve, ndertimit të banesave të përballueshme etj. Këtë rrugë ka ndjekur qeveria Kurti 2 dhe do ta vijojë në mandatin e ardhshëm.

Të jesh “pro familjes” vetëm se je kundër (në varësi të botëkuptimit) konceptimeve alternative ndaj familjes berthamë, nuk mjafton. Duket te kesh pergjigje ndaj problemeve strukturore me të cilat përballet çdo familje. Nuk themi që LVV ka shkopin magjik, sepse problemet familjare nuk do te zhduken, me to do të perballemi përditë, por kur ke aleatë institucionet publike, detyra e prindërve lehtësohet. Prandaj mendoj se rruga social-demokratike e LVV-së është e duhura.

Lexo më shumë  Matjaž Nemec - Deputet në Parlamentin Evropian dhe Nënkryetar i Partisë Social Demokrate të Sllovenisë, mbështetë VETËVENDOSJE!-n dhe Albin Kurtin si Kryeministër të Republikës së Kosovës
YouTube player