Uncategorized

Grenelli angazhoi djalin e Trumpit në vitin 2020 që të shkruante në Twitter se ShBA-ja do t’i tërhiqte trupat nga Kosova

Shkruan Shkëlzen Gashi

Në vitin 2020, Richard Grenell, angazhoi djalin e Donald Trump-it që ta shkruaj një deklaratë në Twiter se si ShBA-ja do t’i tërheqë trupat nga Kosova. Më pas, gjatë takimit me LDK-në, Grenell-i e përdori këtë kërcënim – që nuk ishte bërë nga një zyrtar amerikan – për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, duke numëruar 7, 6, 5, 4, 3, 2, 1.

Në një raport të Parlamentit Europian, të titulluar “Mapping Fake News and Disinformation in the Western Balkans and Identifying Ways to Effectively Counter Them”, e të miratuar në shkurt të vitit 2021, thuhet se ky shembull tregon se si një aktor i huaj ishte në gjendje të prodhonte një kërcënim tërësisht imagjinar dhe në këtë mënyrë ta rrëzonte një qeveri.

Njësoj, këto ditë, para se ta marrë zyrtarisht detyrën e re, Grenell-i lëshoi një deklaratë kundër Qeverisë Kurti, kurse sot e paska angazhuar djalin e Presidentit Trump që ta shpërndajë këtë deklaratë. Kësaj radhe jo për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës, por për ta pamundësuar rizgjedhjen e saj.

Më 9 shkurt 2025, populli i Kosovës duhet të tregojë se Sërbia nuk kalon! No passaran!

YouTube player