KryesoreLajme

Publikohet raporti i SIGMA-s për reformat në administratën publike, Sveçla: Kosova, lidere në rajon

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në profilin e tij në Facebook ka publikuar raportin e SIGMA-s, program i OECD-së, sipas të cilit Kosova prin në rajon për reformë në administratë publike. A ka thënë se administrata jonë publike sot është më e fortë, më e hapur dhe më afër qytetarëve dhe standardeve evropiane se kurrë më parë.

“Në vitin 2021, Kosova ishte nën mesataren e rajonit në 5 nga 6 fushat e vlerësuara. Sot, sipas raportit të vitit 2024, Kosova qëndron mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor në të gjitha fushat: Strategji, zhvillim të politikave dhe koordinim, shërbim publik dhe menaxhim të burimeve njerëzore, organizim, llogaridhënie dhe mbikëqyrje, ofrimi i shërbimeve dhe digjitalizim dhe menaxhimi i financave publike”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më shumë  ‘Cep më Cep’, Maqedonci: Vazhdojmë mobilizimin lagje më lagje për 500K zemra

Ai ka shtuar se kjo arritje është meritë edhe e secilit shërbyes civil, për përkushtimin, punën dhe angazhimin në të gjitha fushat e sektorët.

”Administrata jonë publike sot është më e fortë, më e hapur dhe më afër qytetarëve dhe standardeve evropiane se kurrë më parë!”, ka shkruar ministri Sveçla.

YouTube player