Niset uragani “Diaspora”, qindra mërgimtarë “fluturojnë” nga cepat e Zvicrës për t’i dhënë krah Kryeministrit Kurti
Kur kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë nga dita e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit që do të mbahen në Kosovë tashmë janë kanë filluar të nisen avionët e parë nga diaspora të mbushur me mërgimtar.
Sot në orët e mëngjesit janë parë qindra mërgimtarë të cilët në mënyrë të organizuar janë nisur nga diaspora nga aeroporti i Gjenevës në Zvicër.
Në fotot e shpërndara nëpër rrjete sociale shihen simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje të veshur me fanella të shtypura me fotografinë e kryeministrit Kurti.
Mërgata e Kosovës është një bastion i fuqishëm i Lëvizjes Vetëvendosje ku në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të kaluara përkrahja ndaj kryeministrit Kurti tek votat me postë arriti 78%.
Rruga Press