KryesoreLajme

Kurti premton ndërtimin e dy spitaleve të reja, një në Mitrovicë e një në Ferizaj

Kryeministri i Kosovës, njëherazi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar takimet me qytetarë, ku po kërkon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kurti ka bërë disa premtime, ku ka pohuar se do të ndërtojnë dy spitale të reja.

“Punët e mira po vazhdojnë. Nga klinikë pas klinike do të vazhdojmë spital pas spitali. Në mandatin e ri, krahas ndërtimit të klinikave specialistike në gjashtë komuna, do të ndërtojmë edhe dy spitale të reja, një në Mitrovicë dhe një Ferizaj si dhe do të modernizojmë spitalet tjera rajonale”, ka theksuar Kurti.

Lexo më shumë  Luan Krasniqi mbështet Kurtin: Në boks dhe në jetë, vetëm ai që lufton deri në fund del fitues. Këtë e ka bërë Albin Kurti për Kosovën.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.

YouTube player