KryesoreLajme

Sondazhi i fundit: LVV 52.7%, PDK e dyta e ndjekur nga LDK

Qendra pë Hulumtime “Alternativa”, ka publikuar sondazhin e fundit për zgjedhjet 2025, sondazh ky i cili nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 52.7 për qind, pasuar nga PDK  si e dyta, e partia e tretë nga ky sondazh del të jetë LDK. 

LVV në rritje dhe fituese, PDK dhe LDK shënon rënie, AAK e NISMA e kalojnë prgaun, ndërsa Lista për Familjen rrezikon pragun!

Sipas Qendres për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”, observator i matjeve të opinionit publik, i realizuar përfunduar këtë fundjavë, e nxjerr firuese Lëvizjen Vetvendosje (LVV) në pyetjën drejtuar qytetarëve për “Zgjedhjet Parlamentare 2025”, e cila ka realizuar sondazhin për partitë politike në Kosovë me një pyetje të vetme, drejtuar të anketuarëve, se; Cilit subjekt politik në Kosovë do ti besonit, pas dy javë fushate për ditën e diel 09 shkurt 2025Përgjigja ka rezultuar me rënie sasiore të subjekteve politike PDK dhe LDK, dhe gjithashtu AAK –së, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Patria në Pushtet VV ka rriur një epërsi të lehtë në vlerë respoduese prej VV – 52.7%, derisa vlerat numerike për partitë opozitare si: PDK – 16.8%, LDK – 14.2%, AAK – Nisma, Intelektualët dhe Konservatorët – 7.6% dhe Lista për Familjen – 3.5%, derisa këto subjeke tregojne rezultat më të ultë tani se në zgjedhjet e kaluara, e që ishin PDK – 19%, LDK – 15% dhe AAK 8%.

Sondazhi është mbajtur me të anketuar të profileve dhe të grup moshave të ndryshme, të cilët janë përgjigjur me pjesëmarrje në grup mosha të respodentëve është në (5) pesë kategori moshash, duke filluar prej 18-25, 26-35, 36-45, 46-55, 56-65 vjet.

Rezultatet e sondazhit tregojnë një përfaqësim të ndryshëm të mbështetjes për partitë në varësi të grupmoshave, rajoneve dhe komunave. LVV, e cila ka arritur një mbështetje të fuqishme prej 52.7%, ka marrë mbështetje të madhe në rajonet më të urbanizuara dhe në komunat më të mëdha, ku qytetarët janë më të angazhuar politikisht.

Lexo më shumë  ‘Cep më Cep’, Maqedonci: Vazhdojmë mobilizimin lagje më lagje për 500K zemra

PDK, me 16.8% të mbështetjes, mbetet e fortë në disa rajone të caktuara, përfshirë ato ku janë më të pranishëm votuesit e grupeve të moshuara, të cilët kanë një lidhje të thellë historike me këtë parti. LDK, e cila ka arritur 14.2% të mbështetjes, ka pësuar një rënie të konsiderueshme, veçanërisht në komunat ku më parë kishte qenë e fortë, duke reflektuar humbjen e besimit nga një pjesë e elektoratit.

AAK, së bashku me partitë Nisma, Intelektualët dhe Konservatorët, ka arritur 7.6%, është përqendruar kryesisht në komunat e vogla dhe ato rurale, ku politikat e saj kanë rezonuar më shumë me nevojat lokale. Lista për Familjen, me 3.5%, ka pasur mbështetje të dukshme në disa zona ku çështjet sociale dhe familjare janë prioritet, ndërsa partitë e tjera, që përbëjnë 5.2% të mbështetjes, kanë arritur një përkrahje të përhapur në disa rajone specifike dhe komuna minoritare më të vogla.

Në përgjithësi, ky rezultat tregon se mbështetja për partitë është e ndarë jo vetëm sipas ideologjisë, por edhe sipas territorit dhe grupeve demografikë, ku çdo rajon dhe komunë ka influencën e vet në rezultatet e përgjithshme të votës nacionale.

Rezultatet numerike përshkallëzuese:

  • VV – 52.7%
  • PDK – 16.8%
  • LDK – 14.2%
  • AAK – Nisma, Intelektualët dhe Konservatorët – 7.6%
  • Lista për Familjen – 3.5%
  • Të tjerat 5.2%

Rezultatet sipas Komunave në zgjedhjet e rregullta parlamentare 2025 Një ndarje e mundshme mund të jetë si më poshtë

Prishtina    

  • VV: 55%
  • LDK: 20%
  • PDK: 12%
  • AAK: 5%
  • Lista për Familjen: 3%
  • Minoritetet: 5%

Ferizaj

  • VV: 50%
  • PDK: 18%
  • LDK: 15%
  • AAK: 7%
  • Lista për Familjen: 4%
  • Minoritetet: 6%

Gjilani

  • VV: 54%
  • LDK: 22%
  • PDK: 14%
  • AAK: 5%
  • Lista për Familjen: 3%
  • Minoritetet: 2%

Mitrovica

  • VV: 53%
  • PDK: 20%
  • LDK: 10%
  • AAK: 6%
  • Lista për Familjen: 3%
  • Minoritetet: 7%
Lexo më shumë  Këshilltarja lokale e BE-së i reagon ashpër Grenellit: Vetëm të korruptuarit, Vuçiqi dhe shokët e tij e urrejnë Albin Kurtin

Rajoni i Drenicës (Skenderaj, Drenas, Klinë)

  • PDK: 50%
  • VV: 30%
  • AAK: 10%
  • LDK: 5%
  • Lista për Familjen: 2%
  • Minoritetet: 3%

Podujeva

  • VV: 60%
  • LDK: 25%
  • PDK: 7%
  • AAK: 3%
  • Lista për Familjen: 2%
  • Minoritetet: 3%

Gjakova

  • VV: 50%
  • AAK: 23%
  • LDK: 15%
  • PDK: 8%
  • Lista për Familjen: 3%
  • Minoritetet: 1%

Peja

  • VV: 48%
  • AAK: 22%
  • LDK: 15%
  • PDK: 8%
  • Lista për Familjen: 3%
  • Minoritetet: 4%

Prizreni

  • VV: 45%
  • PDK: 18%
  • LDK: 12%
  • AAK: 6%
  • Lista për Familjen: 3%
  • Minoritetet: 16%

Rezultatet të tjera komulative të minoriteteve serbe:

Srpska Lista (5 / 9) (5 mandate)
Građanska Inicijativa Narodna Pravda: (2 / 9)   (2 mandate)
Za Slobodu, Pravdu i Opstanak): (2 / 9)    (2 mandate)

Rezultatet e sondazhit  janë reazlizuar me (1066) respondent të anketuar nëpër (9) nëntë qendrat më të mëdha në Kosovë. Ky sondazh është realizuar nga data 10 Janar 2025 deri më 01 Shkurt 2025 në qytetet si në vijim; Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, (Rajoni i Drenices), Podujevë, Gjakovë, Pejë dhe Prizren, qendra këto kryesore të Republikës së Kosovës nga të gjithë të anketuarit. Sondazhi është realizuar në kohën kur partitë politike kanë shtuar aktivitetin e tyre elektoral nëpër gjithë territorin e Kosovës.

Pronare e sondazhit të realizuar është Qendra për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”, të anketuarit dhe opinioni i tyre. Sondazhi  nuk është i porosituar nga asnjë parti politike të trajtuara si mostër në këtë sondazh, apo nga ndonjë institucion qeveritar, e as ndërkombëtar.

Toleranca e gabimeve numerike të ndikimit në rezultatin përfundimtar të këtij sondazhi.

Mostra është stratifikuar dy herë për të rritë nivelin e besueshmësirsë dhe mund të ketë devijim prej 1.8 deri 2.4% si përllogaritje statistikore në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare 2025

Qendra por Hulumtime Sociale Ekonomike Politke “ALTERNATIVA” është kompani joqeveritare e themeluar enkas për hulumtim dhe e specializuar në matjen e opinionit publik, që ndërlidhet me votuesit potencial të subjekteve politike në Kosovë. /KosovaPost/


YouTube player