KryesoreLajme

Matjaž Nemec – Deputet në Parlamentin Evropian dhe Nënkryetar i Partisë Social Demokrate të Sllovenisë, mbështetë VETËVENDOSJE!-n dhe Albin Kurtin si Kryeministër të Republikës së Kosovës

Matjaž Nemec – Deputet në Parlamentin Evropian dhe Nënkryetar i Partisë Social Demokrate të Sllovenisë, mbështetë VETËVENDOSJE!-n dhe Albin Kurtin si Kryeministër të Republikës së Kosovës.

Mesazhi i tij:

Në një botë me peisazhe politike të lëkundshme dhe jostabile, Kosova qendron në udhëkryq të rëndësishëm. Sot, më tepër së kurrë, Kosova dhe populli i saj kanë nevojë për udhëheqësi që prioritizon stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin, dhe që ka përvojën e duhur për t’i trajtuar sfidat me mençuri dhe vendosmëri.

Vitet e kaluara kanë dëshmuar që Vetëvendosje është një forcë për ndryshim të vërtetë. Me një përkushtim të palëkundur ndaj vlerave europiane, dhe natyrisht me vendosmërinë për të ndjekur rrugën europiane për një shoqëri më të drejtë dhe demokratike, kjo qeveri ka treguar që transformimi është i mundshëm.

Me afrimin e zgjedhjeve në shtetin tuaj, është thelbësore të kemi një proces gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent. Dhe kurrë mos harroni që secila votë numërohet. Besoj fuqishëm që e ardhmja e shtetit tuaj varet nga një qeveri që mirëmban lidhje të forta ndërkombëtare, në veçanti me Bashkimin Europian, për t’u siguruar që Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt integrimit, zhvillimit dhe njohjes globale.

Zgjedhja është e qartë. Nëse dëshironi një Kosovë të sigurt, të fortë dhe pro-Europiane, duhet ta mbështesim udhëheqësinë që prodhon rezultate konkrete. Ne duhet t’i mbështesim ata që janë dëshmuar të aftë të qeverisin me guxim. Për Kosovën, mbështetni Vetëvendosjen.

Rruga Press

Lexo më shumë  Arrihet një marrëveshje reciprociteti ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi
YouTube player