KryesoreLajme

Kurti: Doganat dhe terminalet janë të shtetit, janë të Republikës nuk  janë të privatnikëve e të Klaneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjatë mandatit të tij udhëheqës i kanë mbyllur të gjitha rrugët e kontrabandës që kanë qenë në vendin tonë dhe se e kanë rikthyer shtetit të Kosovës terminalet që dikur qeveritë e kaluara i kanë privatizuar për vete.

¨Sovranitetin e kemi shtrirë cep me cep deri në skaj të Leposaviqit, e i kemi mbyllur të gjitha rrugët e kontrabandës por jo vetëm me kaq, cep më cep e kemi shtrënguar kufirin edhe në jug të Ibrit e ia kemi kthyer shtetit tërminalet që dikur ata para nesh i patën privatizuar për vete¨, ka thënë kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  Bislimi akuzon Serbinë se po tenton ta bllokojë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Kurti ka thënë se e kanë rikthyer terminalin e Trepçës, e tani ia kemi kthyer të Merdarë në Podujevë, dhe të Dheut të Bardhë në Gjilan, dhe se janë duke rikthyer edhe terminalin në Han të Elezit.

¨Në fillim të mandatit e kemi filluar rikthimin e terminalit të Trepçës, e tani ia kemi kthyer shtetit edhe terminalet e tjera, prej terminalit të Merdarës-Podujevë, e te Dheu i Bardhë në Gjilan e tani e kemi terminalin edhe në Han të Elezit. Doganat dhe terminalet janë të shtetit, janë të Republikës nuk  janë të privatnikëve e të Klaneve. Poshtë Klanet e Kosovës. Rrnoftë Kosova Republikë¨, ka thënë Kurti në fjalimin e tij në Podujevë.

Lexo më shumë  Sveçla kujton vrasjen e 10 shqiptarëve 25 vjet më parë në Mitrovicë: Ia kemi dal me sukses të ndërrojmë realitetin e hidhur në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fund ka thënë se ¨Doganat dhe terminalet janë të shtetit, janë të Republikës dhe se nuk  janë të privatnikëve e të Klaneve. Poshtë Klanet e Kosovës. Rrnoftë Kosova Republikë¨, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player